“Jemi në një situatë shumë më të mirë se dy vite më parë dhe po shkojmë drejt një forme endemike të kësaj sëmundjeje. Me rreth 70 ose 80 për qind të popullsisë të imunizuar, pritet të kemi një pranverë të butë dhe të harrojmë KOVID-in. Nuk mund të parashikojmë se si do të jetë dimri i ardhshëm dhe nëse do të ketë vaksinim sezonal për korona si për grip”, konsideron Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Në emisionin “Triling” në Televizionin 24 ai tha se është herët që ta shpallim pandeminë si të përfunduar dhe të themi se omikroni do të jetë varianti i fundit i virusit.
“Do të ketë variante të tjera, por ka disa parametra të tjerë që tregojnë se pandemia ulet me intensitetin, pra me rrezikun që paraqet për sistemet shëndetësore dhe për individët. Por ajo vazhdon ende dhe sot njerëzit ende po vdesin të infektuar me omikron që ne themi se ka një ecuri shumë më të butë. Supozimet janë se pandemia gradualisht do të bëhet endemike, që do të thotë se virusi do të vazhdojë të jetë në mesin tonë, por do të shfaqet në grupe, shtete, popullata të caktuara dhe nuk pritet të ketë implikime aq serioze, pra kaq shumë vdekje”, tha Petliçkovski.
Ai njoftoi se përbërja e re e Komisionit të cilin e udhëheq e ka marrë detyrën që t’i definojë mënyrat në të cilat do të grumbullohet numrat e të vdekurve dhe do të prezantohen para publikut.
“Askush nuk gënjen dhe shpik numra dhe askush nuk do të merrte përgjegjësinë për të kurdisë numra. Metodologjia sipas së cilës regjistrohen të ndjerit është objekt diskutimi dhe ndryshimi, si dhe gjithçka për COVID-in, sepse është një sfidë me të cilën po përballemi në këtë moment”, tha kryetari i KSI-së.
Petliçkovski nuk e përjashton mundësinë nga heqja e certifikatave si kusht për hyrje në qendrat tregtare. Konsideron se ato po e humbin rëndësinë sepse po infektohen edhe të vaksinuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë