LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy të tjerëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ngritet aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy të tjerëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Pal Lekaj-AAK/Foto Ridvan Slivova

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, Nebih Shatrit– ish-zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Eset Berisha, shef i kabnetit të Pal Lekajt.

Aktakuza është ngritur për ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, thuhet se kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B.


“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, Prokuroria nuk ka bërë të ditur detaje në lidhje me rastin.

Në qershor të vitit 2018, Qeveria Haradinaj kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel & Enka” për autostradën e Shkupit.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte deklaruar se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që fillimisht t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Lajme
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori