LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, humb jetën një femër

Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, humb jetën një femër
Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e enjte në autostradën “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Lipjan.

Si pasojë e aksidentit një femër ka humbur jetën, transmeton Telegrafi.

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:00.


“Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. /Telegrafi/