LAJMI I FUNDIT:

Pas lirimit nga arresti, Molliqaj paralajmëron protesta të tjera: Protestuam masivisht kundër shtrenjtimit të rrymës dhe Qeveria ka nisur tërheqjen

Pas lirimit nga arresti, Molliqaj paralajmëron protesta të tjera: Protestuam masivisht kundër shtrenjtimit të rrymës dhe Qeveria ka nisur tërheqjen
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pas lirimit ka paralajmëruar protesta tjera dhe tubime, teksa thotë se Qeveria e Kosovës ka nisur të tërhiqet pas protestës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj tha se jashtë Qeverisë ka qytetarë që përherë do të jenë aktiv.

“Faleminderit për solidaritetin e madh që treguat ndaj meje. Insistimi juaj na i solli dy fitore për një kohë shumë të shkurtër. Ju protestuat masivisht kundër shtrenjtimit të rrymës. Dhe qeveria ka nisur tërheqjen.  Ju reaguat masivisht me indinjim, jo thjeshtë kundër marrjes peng që më bëri policia mua, por kundër praktikës së persekutimit nga pushteti autoritar ndaj kujtdo që mendon ndryshe. Dhe pushteti u tërhoq”, shkruan Molliqaj.


Tutje, ai shton: “Ashtu siç e thash në protestë, po e them edhe sonte: brenda qeverisë e kemi një frikacak që vetja i duket supermen. E ky është lloji më i rrezikshëm i politikanëve”.

“Por ashtu siç e thash në protestë, po e them edhe sonte: jashtë qeverisë kemi qytetarë përherë e më aktiv, që nuk do të ndalen së protestuari kundër pabarazisë e padrejtësisë. Faleminderit, e shihemi shpejt nëpër tubimet e protestat e radhës”, shkruan Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori