LAJMI I FUNDIT:

‘Çfarë do të ndodhë kur treshja e madhe nuk do të luajë më?’ – Nadal: Ajo që ka ndodhur gjithmonë, tenisi do të vazhdojë

‘Çfarë do të ndodhë kur treshja e madhe nuk do të luajë më?’ – Nadal: Ajo që ka ndodhur gjithmonë, tenisi do të vazhdojë
Rafael Nadal dhe Roger Federer (Foto: Tennishead)

Gjatë një intervistë të transmetuar nga Diario AS dhe L’Equipe, ku foli për sëmundjen e tij të pashërueshme, Rafael Nadal është pyetur se çfarë do të ndodhë kur ai dhe rivalët e tij më të mëdhenj, Roger Federer dhe Novak Djokovic, do të pensionohen.

“Ajo që ka ndodhur gjithmonë, tenisi do të vazhdojë. Nuk ka asnjë lojtar që ka qenë ndonjëherë më i rëndësishëm se vet sporti. As në rrethin e femrave, as Djokovic, as unë dhe askush nuk është më i rëndësishëm se loja e tenisit”.

“Në fund të çdo sezoni janë katër kampionët e Gran Slam dhe nëntë kampionët e ATP 1000 Masters dhe të gjithë kampionët e të gjitha turneve të tjera. Dhe kjo do të vazhdojë pavarësisht nëse ne jemi këtu apo jo”.


(Foto: Tennishead)

“Prandaj, mos u shqetësoni, tenisi është në duar të mira. Është e qartë se këto 20 vitet e fundit kemi jetuar në një kohë të veçantë, nuk mund t’i shmangemi kësaj”.

‘Të gjithë e dinë se ajo që kam është e pashërueshme’ – Nadal flet për sëmundjen dhe vështirësitë që i pati drejt rikthimit sensacional
Lexo po ashtu ‘Të gjithë e dinë se ajo që kam është e pashërueshme’ – Nadal flet për sëmundjen dhe vështirësitë që i pati drejt rikthimit sensacional

Kur i sheh shifrat që kemi vënë ne të tre, ndërsa këtu nuk po flas vetëm për numrin e fitoreve, por për vazhdimësinë e zgjatur në karrierat tona, e cila do të jetë shumë e vështirë të përsëritet dhe ka të bëjë me shumë rrethana, por tenisi do të vazhdojë dhe do të vijnë kampionë të rinj”, është shprehur spanjolli.

Ndryshe, Nadal rrëfeu se nga viti 2005 vuan nga një gjendje e rrallë në shputë që njihet si sindroma Muller-Weiss dhe konsiderohet e pashërueshme. /Telegrafi/


Sindroma Muller-Weiss është një gjendje e rrallë që shkakton dhimbje kronike në mes të shputës. përshkruhet si osteonekrozë (vdekje e qelizave të indit eshtëror) spontane e kockës navikulare. Zakonisht prek kockat navikulare dypalëshe te femrat në dekadën e pestë të jetës dhe është shumë më e rrallë te meshkujt, mirëpo nga kjo gjendje vuan Rafael Nadal.

(Foto: MASS4D)

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori