LAJMI I FUNDIT:

‘Të gjithë e dinë se ajo që kam është e pashërueshme’ – Nadal flet për sëmundjen dhe vështirësitë që i pati drejt rikthimit sensacional

‘Të gjithë e dinë se ajo që kam është e pashërueshme’ – Nadal flet për sëmundjen dhe vështirësitë që i pati drejt rikthimit sensacional
(Foto: Blaze Trends)

Kampioni i Australian Open, Rafael Nadal, ka rrëfyer për vështirësitë që ka pasur për t’u rikthyer në majat e tenisit për shkak të problemit të pashërueshëm që ka në këmbën e tij.

Edhe pse është ankuar dhimbje në shputën e tij të majtë vetëm në vitin e kaluar, tenisit kishte treguar përmes rrjeteve sociale se ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore në atë pjesë që nga viti 2005.

Për befasinë e të gjithë tifozëve, spanjolli vuan nga një gjendje e rrallë në shputë që njihet si sindroma Muller-Weiss dhe konsiderohet e pashërueshme.


Në një intervistë të transmetuar nga Diario AS dhe L’Equipe, ai është pyetur se çfarë po mendonte më 15 nëntor të vitit të kaluar dhe a e imagjinonte veten duke mbajtur trofeun e fituar në Melbourne.

“Në asnjë mënyrë! Mendova se në rastin më të mirë do të ishte e vështirë t’i kthehesha tenisit. Për shkak se po punonim pa parë ndonjë përparim pozitiv në atë këmbë, isha shumë i frustruar dhe pata disa momente të tensionuara me ekipin mjekësor”.

(Foto: Screenshot/Twitter)

“Zhvilloja bisedime me familjen time dhe nuk mund të shihja një rrugë të qëndrueshme për të ndjekur. Por, më pas, pak nga pak gjërat filluan të përmirësoheshin, trajtimet filluan të kishin një efekt të vogël”.

Reagimet e Nadalit pas titullit të 21-të Grand Slam janë thjesht fantastike
Lexo po ashtu Reagimet e Nadalit pas titullit të 21-të Grand Slam janë thjesht fantastike

Sindroma Muller-Weiss është një gjendje e rrallë që shkakton dhimbje kronike në mes të shputës. përshkruhet si osteonekrozë (vdekje e qelizave të indit eshtëror) spontane e kockës navikulare. Zakonisht prek kockat navikulare dypalëshe te femrat në dekadën e pestë të jetës dhe është shumë më e rrallë te meshkujt, mirëpo nga kjo gjendje vuan Rafael Nadal.

(Foto: MASS4D)

“Ne tashmë e dimë se ajo që kam është e pashërueshme, por të paktën duhej të përpiqeshim të gjenim diçka që do të më lejonte të luaja. Dhe ato tri javë bënë trukun, gjë që më duket e pabesueshme”, ka rrëfyer ai.

I pyetur se çfarë kishte ndier në ato momente, frikë, zhgënjim, dhimbje…, përgjigja e Nadal ishte: “Pak nga të gjitha. Në fund të fundit, më pëlqen ajo që bëj. Unë jam i apasionuar pas tenisit, por nuk kam pasur kurrë frikë nga pensionimi, sepse kam një jetë mjaft të lumtur jashtë sportit, saqë nuk do të jetë aq traumatike kur të vijë ajo kohë”.

Nadal fiton finalen e çmendur ndaj Medvedev në Australian Open dhe shkruan historinë në tenis me titullin e 21-të Grand Slam
Lexo po ashtu Nadal fiton finalen e çmendur ndaj Medvedev në Australian Open dhe shkruan historinë në tenis me titullin e 21-të Grand Slam

“Duke thënë këtë, kur shpresoni të vazhdoni dhe të punoni çdo ditë siç kam qenë unë gjatë gjithë këtyre muajve, keni shpresa të ktheheni si një lojtar konkurrues dhe profesionist”.

“Për mua, padyshim, fitorja e turneut ka qenë e pabesueshme, por edhe të shoh se jam ende vërtet konkurrues dhe jam sërish një profesionist i tenisit, në gjendje të stërvitem dhe të garoj me më të mirët në botë, ka qenë një ndjenjë po aq e bukur për mua sikurse ngritja e trofeut”, ka deklaruar tenisti më i trofeshëm në histori me 21 Grand Slam të fituar. /Telegrafi/

https://twitter.com/AustralianOpen/status/1487791222299242502

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori