LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, i dërgoi mesazh të qartë Edi Ramës për ndërhyrjet politike – dy zyrtarë të UEFA-s do të monitorojnë procesit zgjedhor

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, i dërgoi mesazh të qartë Edi Ramës për ndërhyrjet politike – dy zyrtarë të UEFA-s do të monitorojnë procesit zgjedhor

Presidenti UEFA-s, Aleksandër Ceferin, vizitoi këtë të enjte Tiranën, duke mbështetur FSHF-në në prag të procesit zgjedhor për presidentin e saj e gjithashtu për të mësuar më tepër rreth organizimit të finales së Conference League, që është parashikuar të zhvillohet në datën 25 maj në Tiranë.

Me prezencën e tij 6-orëshe, ku ishte parashikuar një takim i afërt me presidentin e FSHF Armand Duka, kryeministrin Edi Rama dhe një vizitë në stadiumin “Air Albania” për finalen e 25 majit, Ceferin përcolli një frymë shumë pozitive te drejtuesit e FSHF-së, duke u dhënë atyre garanci se UEFA dhe ai personalisht do të mbështesin futbollin dhe nuk do të ketë ndërhyjë politike dhe institucionale që mund të pengojnë procesin zgjedhor, siç ka ndodhur në mënyrë të rëndomtë në këto javët e fundit.


Në takimin me kryeministrin Rama, siç është zbuluar nga SuperSport, ky i fundit madje i ka dhënë garanci kreut të UEFA-s se do të mbështesë futbollin dhe nuk do të ketë më ndërhyrje politike në vazhdimësi, duke nënkuptuar dhe ndërhyrjen deri tani në politikës mbi procesin zgjedhor.

Për këtë arsye, dy zyrtarë të lartë të UEFA-s do të qëndrojnë në Tiranë dhe do të monitorojnë procesin zgjedhor për të raportuar dhe në qeverinë e futbollit evropian mbi ecurinë e tij dhe ndërhyrjet e jashtme, të cilat, nëse do të vazhdojnë, do të kenë pasoja katastrofale për Shqipërinë, jo vetëm në futboll, por dhe në drejtime të tjera politike.

Pas takimit me Kryeministrin e vendit dhe në “Air Albania”, presidenti UEFA-s, Ceferin, vizoi dhe ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku shprehu mbështetjen e tij për FSHF-në dhe vlerësoi punën e bërë së fundi nga qeveria e futbollit shqiptar.

Vizita 6-orëshe e Ceferenit ishte, deri diku, dhe një tregues se, nëse UEFA nuk ndërhyn në procesion zgjedhor, as qeveria dhe politika shqiptare nuk duhet ta bëjnë diçka të tillë, duke mbajtur duart larg futbollit./Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori