LAJMI I FUNDIT:

Humbin jetën pesë persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen mbi dy mijë raste të reja

Humbin jetën pesë persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen mbi dy mijë raste të reja

Në 24 orët e fundit nga coronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa janë konfirmuar 2.110 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.


Tutje MSH njofton se sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768.

Në total numri i rasteve aktive është 30.871.

Ndryshe, rritje të rasteve me coronavirus në Kosovë ka pasur që nga fillimi i vitit 2022. /Telegrafi/