LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka dërguar rreth 30 mijë trupa luftarake dhe armë moderne në Bjellorusi, thotë NATO

Rusia ka dërguar rreth 30 mijë trupa luftarake dhe armë moderne në Bjellorusi, thotë NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se Moska ka dërguar rreth 30 mijë trupa luftarake dhe armë moderne në Bjellorusi ditët e fundit, çka përbën dislokimin më të madh ushtarak rus në vendin fqinj që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar stërvitje të përbashkëta ushtarake në fund të këtij muaji mes tensioneve në rritje për një grumbullim masiv të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën që ka ngjallur frikën e një pushtimi të afërt.

Disa nga ata ushtarë dhe pajisje ushtarake janë vendosur në Bjellorusi, e cila gjithashtu ndan një kufi me Ukrainën.


Stoltenberg, duke folur para gazetarëve në Bruksel më 3 shkurt, tha se dislokimi rus në Bjellorusi përfshinte forcat e operacioneve speciale Speznaz, avionë luftarakë SU-35, raketa Iskander me aftësi të dyfishta dhe sisteme të mbrojtjes ajrore S-400.

“E gjithë kjo do të kombinohet me stërvitjen vjetore të forcave bërthamore të Rusisë”, shtoi Stoltenberg.

Shefi i NATO-s i bëri thirrje Rusisë që të ndërmarrë veprime për të “de-përshkallëzuar” situatën dhe paralajmërime të përsëritura se “çdo agresion i mëtejshëm rus do të kishte pasoja të rënda dhe do të kishte një çmim të rëndë”.

Në anën tjetër, Rusia, e cila pretendon se nuk ka ndërmend të pushtojë Ukrainën, nuk ka bërë të ditur madhësinë e kontigjentit të trupave që po dërgonte në Bjellorusi.

Por ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili mbërriti në Bjellorusi më 3 shkurt përpara stërvitjeve të përbashkëta, tha se numri i ushtarëve të përfshirë është nën nivelin maksimal të rënë dakord në 2011 sipas rregullave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të njohura si Dokumenti i Vjenës.

Niveli maksimal i lejuar sipas Dokumentit të Vjenës është më pak se 13,000 ushtarë, 300 tanke, 500 automjete të blinduara dhe 3,500 parashutistë.

Stërvitjet e përbashkëta janë planifikuar të zgjasin 10 ditë, nga 10 deri më 20 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Kalo në kategori