LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mori vëmendje me fustanin ngjyrë portokalli të ndezur gjatë një dalje në Los Angeles

Rita Ora mori vëmendje me fustanin ngjyrë portokalli të ndezur gjatë një dalje në Los Angeles

Rita Ora ishte në humor të mirë gjatë një dalje në Los Angeles të mërkurën (2 shkurt).

Ylli, 31 vjeçare, shijoi një mbrëmje në San Vicente Bungaloës dhe tërhoqi vëmendjen me një fustan portokalli të ndezur.

Biondja ia shtoi sharmin edhe më shumë veshjes me një palë çizme deri tek gjunjët.


Rita Ora (Foto: Backgrid)

E njëjta mbante flokët e saj të bardhë të kapur dhe kompletoi dukjen me një xhaketë lëkure të modës.

Krijuesja e shumë hiteve po ashtu ishte pajisur me gjerdanë të shumë ari, gjersa iu bashkua edhe miku i saj i ngushtë, Vas J Morgan.

Paraqitja e Orës vjen pas një fotosesioni të realizuar për revistën Vogue të Arabisë, në kopertinën e muajit shkurt.

Rita Ora në Los Angeles (Foto: Backgrid)

Këngëtarja u shfaq në një dyshe kopertinash për revistën, duke përfshirë një foto mahnitëse që tregonte të veshur me një ansambël të zi me bizhuteritë që pikonin në qendër të skenës dhe një tjetër që përshkruante një ansambël dramatik me vija.

Ajo foli për hyrjen e saj në industrinë e muzikës dhe vështirësitë me të cilat u përball.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Hyrja në industri ishte e vështirë. U desh shumë disiplinë dhe besim në veten time që të ndihesha e sigurt se kjo ishte rruga e duhur për mua”, shtoi Rita.

“Këshilla më e mirë që mund t’u jap vajzave të reja është të besoni gjithmonë në veten tuaj dhe vizionin e artit tuaj dhe mos lejoni askënd t’ju thotë se nuk mund të arrini ëndrrat tuaja”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)