E përditshmja spanjolle El Pais ka publikuar përmbajtjen e dokumenteve që Perëndimi gjatë javës së kaluar ia dërgoi Rusisë, në tentim për uljen e tensioneve në raport me Ukrainën.
Fjala është për dy dokumente në gjuhën angleze, e përmbajtja e tyre është cilësuar si konfidenciale (sekrete), transmeton Telegrafi.
Dokumenti i parë ka katër faqe ku mbështetët në qëndrimet e NATO-s, derisa dokumenti tjetër ka pesë faqe që bazohet në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas asaj që është publikuar nga El Pais, Perëndimi ka porositur Rusinë të mbetet e hapur për dialog duke theksuar se ekziston mundësia për bashkëpunim.
Është vlerësuar se forcat ruse “të paprovokuara dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kurrfarë arsyetimi”, po mblidhen rreth Ukrainës dhe Bjellorusisë.
SHBA dhe NATO kanë mohuar kategorikisht pretendimet se përbëjnë kërcënim për Rusinë, dhe se i ofrojnë “dorën e miqësisë”. E edhe kanë porositur se tërheqja e trupave ruse në Ukrainë dhe përreth saj do të jetë shumë e rëndësishme për përparim në raportet mes Perëndimit dhe Rusisë.
Janë propozuar edhe masa konkrete për të fituar besimin, e në mesin e tyre edhe shkëmbimi i raporteve për stërvitjet ushtarake, konsultimet dhe rivendosja e misionit në Moskë dhe Bruksel, ku edhe gjendet selia e NATO-s.
Në anën tjetër, Washingtoni ka refuzuar kërkesën që NATO-ja të mos shpërndahet në drejtim të kufijve të Rusisë, por se është e gatshme të diskutojë për mos vendosjen e sistemeve raketore dhe të forcave të saj në territorin e Ukrainës.
Në dokumentet e përmendura theksohet se vendosja e forcave të NATO-s ka qenë e kufizuar, proporcionale dhe plotësisht në përputhje me aktin që rregullon marrëdhëniet ndërmjet kësaj aleance ushtarake dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se përparimi përmes dialogut mund të arrihet në rrethanat e de-eskalimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës