LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez nuk pyet për moshën, vazhdon të duket tejet provokuese në paraqitjet e saj

Jennifer Lopez nuk pyet për moshën, vazhdon të duket tejet provokuese në paraqitjet e saj

Jennifer Lopez është në fazën e promovimit të filmit të saj të ardhshëm “Marry Me”, në të cilin luajnë Maluma dhe Owen Wilson.

Dhe të martën, 52-vjeçarja u shfaq në Instagram për të ndarë disa fotografi të reja nga prapaskenat e fotosesionit të saj të ri për revistën New York Times.

Fotografitë tregojnë artisten duke shfaqur figurën e saj të skalitur trupore, e veshur me një palë sytjena me prerje dhe një fund që binte nga ijet e saj të markës “Grace Ling”, shkruan DailyMail.


Duke marrë parasysh historitë e aplikacionit për ndarjen e fotografive, nëna e dy fëmijëve dukej mahnitëse në pjesën e sipërme, e cila karakterizohej me një dekolte të thellë.

Fundi përkatës kishte prerje të shumta, të cilat theksonin të pasmet e saj atraktive.

E bërë nga materiali elastik dhe i rehatshëm i trikove, pjesa binte poshtë në ije dhe kishte rripa të hollë që lidheshin pas qafës.

Karakteristika më e dukshme e fundit ishte ‘pllaka katrore skulpturore e poshtme’ e cila bashkohej me rripat që krijonin formën e tangave.

Në një tjetër fotografi, Jennifer Lopez veshi sipër edhe një xhaketë sportive me material lëkure të po së njëjtës markë.

Jennifer tregoi me krenari figurën e saj trupore, e cila është tonifikuar nga vitet e kryerjes së rutinave të ndërlikuara të kërcimit dhe një orari të disiplinuar të palestrës.
Flokët bionde të këngëtares ishin stiluzar në modelin e një topuzi të ulët, por të strukturuar.

Pjesët e gjata në pjesën e përparme u lanë jashtë për të vënë në pah fytyrën e saj, e cila ishte e grimuar me mjeshtëri për të nxjerrë në pah bukurinë e saj natyrale.

Shkëlqimi i dritës së jashtme nga dritarja krijoi një siluetë të mrekullueshme që shërbeu për të nxjerrë në pah kthesat e lakmueshme të 52-vjeçares.

Ajo etiketoi faqen zyrtare të New York Times dhe atë të filmit “Marry Me” në mbishkrimin e imazheve.

Filmi i zhanrit komedi/romancë është planifikuar të publikohet më 11 shkurt, pikërisht në javën e festës së Shën Valentinit.

Jennifer luan në film rolin e një këngëtare me famë ndërkombëtare që ka të bëjë me një jetë dashurie publike, e cila pasqyron realitetin e saj.

Në intervistën e saj ajo tha për New York Times se ajo dhe personazhi i saj në “Marry Me” janë shumë të ngjashme pasi kanë një jetë shumë specifike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Vrau nënën - dënohet me burgim të përjetshëm aktori Ryan Grantham i

Vrau nënën - dënohet me burgim të përjetshëm aktori Ryan Grantham i "Riverdale"

Kalo në kategori