Për plot 10 orë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë diskutoi për vlefshmërinë e vendimit të Parlamentit për te shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, por pa mundur te përfundojë shqyrtimin e çështjes.
Të enjten, 7 anëtaret e Gjykatës do të rimblidhen për të dëgjuar argumentet e Presidentit përse ai e quan antikushtetues shkarkimin nga parlamenti ne Qershor 2021 pasi Komisioni Hetimor i ngritur prej tij arriti në përfundimin se kreu i shtetit kishte shkelur rendë Kushtetutën me qëndrimet dhe deklaratat e mbajtura gjate procesit zgjedhor të 25 Prillit.
Në nisje të seancës, përfaqësuesi ligjor i Metës kërkoi tërheqjen ose dorëheqjen nga gjykimi të 7 anëtarëve të Gjykatës me pretendimin se kishin konflikt interesi dhe mund të mos jepnin një vendim të paanshëm për këtë çështje.
Kërkesa u hodh poshtë nga Gjyqtarët si qartësisht e pabazuar. Po ashtu nga presidenca u kërkua që për shkak se shkarkimi i Metës ishte bërë nga një parlament të cilit i ka përfunduar mandati në Shtator të 2021 duhet kërkuar një autorizim nga parlamenti aktual për të legjitimuar vazhdimin e procedurës se shkarkimit nga Gjykata.
“Kërkesa e Kuvendit të vjetër duhet të shqyrtohej brenda afatit 19 shtator sepse lidhet jo vetëm me skadimin e afatit por edhe sepse kuvendit të vjetër i përfundoi mandati”, tha Dervishaj.
Për këtë pretendim të presidentit, Gjykata tha do të shprehej në vendimin përfundimtar. Ndërsa Kuvendi që përfaqësohej nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla thanë se kërkesa ishte pa sens ligjor dhe kushtetues.
Në parashtrimet e tyre përfaqësuesit e Kuvendit argumentuan se presidenti ka kryer shkelje të rënda kushtetuese duke legjitimuar shkarkimin e tij pasi nuk ka qëndruar mbi palët gjatë procesit zgjedhor të 25 Prillit, por është bërë palë dhe aktor politik me deklaratat dhe veprimet si dhe nuk ka përfaqësuar unitetin kombëtar./TV Klan
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ-ja miraton planin operacional për zgjedhjet
Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama nga Spanja: Do të sjellë tre mijë juristë
Murtezani-Papadopullu: Maqedonia e Veriut dhe Greqia duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër