LAJMI I FUNDIT:

BDI: Puçistët e dështuar Taravari dhe Sela i bashkohen fushatës antishqiptare

BDI: Puçistët e dështuar Taravari dhe Sela i bashkohen fushatës antishqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka reaguar ndaj reagimi të Aleancës për Shqiptarët që kishte ndaj videos që shpërndau dje kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ata akuzojnë Ziadin Selën dhe Arben Taravarin duke thënë se janë bërë avokat të OBRM-PDUKM-së dhe fushatës së saj anti-shqiptare.

“Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim është fuqishëm e angazhuar për avancimin e rrugës së eurointegrimit të vendit, kultivimin dhe
fuqizimin e vlerave proeuropiane të barazisë, ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe ruajtjen e konzistencës strategjike
proeuropiane, Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe Arben Taravarit ka vendosur të bëhet avokat mbrojtës i OBRM-PDUKM-së dhe fushatës së saj në thelb antishqiptare. Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim është fuqishëm e angazhuar për avancimin e rrugës së eurointegrimit të vendit, kultivimin dhe fuqizimin e vlerave proeuropiane të barazisë, ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe ruajtjen e konzistencës strategjike proeuropiane, Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe Arben Taravarit ka vendosur të bëhet avokat mbrojtës i OBRM-PDUKM-së dhe fushatës së saj në thelb antishqiptare”, thuhet në njoftimin e BDI-së.


Ata shtojnë se për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre qëndrimeve të partive të bllokut opozitar maqedonas, ASH mori dënimin e merituar nga qytetarët duke pësuar rënie drastike të rejtingut me përgjysmimin e numrit të votave në zgjedhjet e fundit lokale.

ASH reagon ndaj videos së Ali Ahmetit: Arushat e mbrojtura të Gruevskit dhe LSDM-së, shtiren si viktima
Lexo po ashtu ASH reagon ndaj videos së Ali Ahmetit: Arushat e mbrojtura të Gruevskit dhe LSDM-së, shtiren si viktima

“Qytetarët e vendit duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se vendi nuk duhet të devijojë nga rruga e integrimit në Bashkimin Europian dhe
partneritetit me SHBA, tashmë 20 vite qëndrojnë në mbështetje të Ali Ahmetit dhe BDI-së, si faktor që me vendosmëri ruan vlerat e demokracisë europiane në vend”, thonë nga BDI.

Në fund ata shtojnë në çdo strukturë qeverisëse kanë avancuar vlerat e barazisë, kanë faktorizuar shqiptarët ka pasur dhe ka prioritet jetën cilësore të qytetarëve të vendit.

“Këto të arritura janë realitet i pakontestueshëm dhe akuzat e pabaza të ASH-së nuk mund të hedhin pluhur dhe të minimizojnë peshën e tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon që të kërkojë vetingun në çdo instancë gjyqësore dhe të kërkojë denoncimin e çdo rasti me dëshmi objektive e jo me plasime mediatike të pabazuara për senzacionalizëm banal”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori