LAJMI I FUNDIT:

Vendi, data dhe pjesë nga stërvitjet e ‘çmendura’: Gjithçka që duhet të dini për meçin e dekadës mes Ford dhe Gharibi

‘Njeriu më i frikshëm në Planet’ do të përballet me Hulkun iranian në një ndeshje në kafaz me peshë super të rëndë si askush tjetër, në Ford vs Gharibi.

Bodybuilderi 39-vjeçar, nga fshati Minworth pranë Sutton Coldfield në West Midlands, do të përballet me 30-vjeçarin, në atë që quhet “ndeshja më e ashpër në histori të boksit”.


Asnjëri nga luftëtarët nuk ka pasur një ndeshje profesionale më parë, edhe pse të dy kanë shfaqur pamje në internet duke i treguar stërvitjet e tyre.

Martyn Ford peshon 145 kg

Disa nga pamjet pak më të pazakonta kanë treguar Fordin duke goditur murin me pesha të rënda dhe një Hulk që po ashtu godiste muret, por me grushte.

Ndeshja e boksit në kafaz është caktuar të zhvillohet më 2 prill 2022, në Londër.

Ata do të zbresin në O2 në Greenwich me bileta që tashmë thuhet se janë shitur të gjitha, pasi nuk duan ta lëshojnë këtë rast jetësor.

Në prill e pret beteja më e ashpër ndonjëherë, por si po frymëzohet Martyn Ford nga Tyson Fury
Lexo po ashtu Në prill e pret beteja më e ashpër ndonjëherë, por si po frymëzohet Martyn Ford nga Tyson Fury

Martyn Ford tashmë ka një trup të mirëndërtuar dhe sipas Greatest Physiques peshon plotë 145 kilogramë.

Përmes Instagramit, më 4 janar për të diskutuar për luftën, Ford tha: “Do të realizohet 100 për qind, e gjitha është e nënshkruar, e vulosur dhe gati për të shkuar… Nuk e kam absolutisht asnjë ide se për çfarë po ndeshemi, por do ta them këtë.. Unë jam duke u stërvitur gati për ta shkatërruar atë”.

“Mendërisht dhe fizikisht do të jem gati të shpërthej absolutisht. Në fakt ndihem pak i shqetësuar për atë që mund të ndodhë, POR që të vijë prilli, kjo është një luftë dhe nuk do të ndjej asnjë simpati”.

“Unë po stërvitem për të fituar, stërvitem për nokaut, stërvitem për të impresionuar dhe tronditur njerëzit. Fitorja në sytë e mi është e pashmangshme, por mënyra se si fitoj është ajo që më motivon të punoj më shumë çdo ditë”.

Hulk iranian, i njohur gjithashtu si Sajad Gharibi, peshon 177 kilogramë.

Hulk iranian është i vendosur të shkojë në O2 të Londrës për meç

Duke postuar një video të tij duke përfunduar disa stërvitje përpara duelit, Gharibi tha: “Puno shumë në heshtje dhe lëre që suksesi të bëjë zhurmë”.

“Hej djalë i bukur. Shijoni ditët tuaja të mbetura. Unë do të vij në Londër”, shtoi peshëngritësi. /Telegrafi/