LAJMI I FUNDIT:

Banorët në lagjen “Dardania” të Prishtinës paguajnë për vend parkim, por parkingje nuk gjejnë

Banorët në lagjen “Dardania” të Prishtinës paguajnë për vend parkim, por parkingje nuk gjejnë

Në disa lagje të Prishtinës ka filluar të rregullohet çështja e parkingjeve për banorët rezidentë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ka banorë që jo gjithmonë gjejnë vend për parkim në lagjen “Dardania” apo te vendi i njohur si “Te Santea”.

Ahmet Grajqevci thotë se paguan 7 euro në muaj për vend parkim, por thotë se shpesh i ndodh që vend të mos gjejë.


“E paguajmë 7 euro në muaj por vend për parkim nuk ka. Edhe pse paguajmë rregullisht dhe jemi banorë të lagjes ndodh shumë herë që vend nuk ka. Në një rast jam detyruar ta thërras merimangën për ta nxjerrë veturën se ndryshe do të vonohesha për punë…Pas orës 20:00 në mbrëmje është shumë problem për një vend parkim”, deklaroi Grajqevci për RTV Dukagjinin.

Mirëpo kryeshefi ekzekutiv i kompanisë publike “Prishtina parking” thotë se në atë zonë ka vende parkimi të mjaftueshme për banorët e zonës, përcjell Telegrafi.

“E them me përgjegjësi të plotë se “Te Santea” ka vend të bollshëm për parkim për banorët vendas dhe çdo ditë po punohet për të funksionuar sa më mirë si parkim për banorët rezidentë të asaj lagjeje”, deklaroi Liridon Restelica.

Ai thotë se nga e hëna banorët rezidentë të lagjes Dardania të regjistrohen dhe të marrin stikersat në mënyrë që të mos kenë problem me parkimin.

Ai ka lutur banorët tjerë që të mos parkojnë aty nga e hëna pasi iu konfiskohen veturat e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori