LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja do të tërheqë një pjesë të stafit diplomatik nga Ukraina

Kanadaja do të tërheqë një pjesë të stafit diplomatik nga Ukraina

Kanadaja do të tërheqë përkohësisht stafin jo thelbësor dhe anëtarët e mbetur të familjes në ngarkim të ambasadës së saj në Ukrainë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme kanadeze, në mes të krizës ndërkombëtare të shkaktuar nga vendosja e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, raporton Reuters.

“Ndërsa ne vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër, prioriteti ynë më i lartë mbetet siguria dhe siguria e kanadezëve. Zyrtarët tanë janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë konsullore për qytetarët kanadezë, nëse është e nevojshme”, tha ministria në një deklaratë, duke konfirmuar se ambasada kanadeze në Kiev mbetet e hapur.


Kanada njoftoi javën e kaluar se do të forconte ekipin e saj në ambasadë duke dërguar ekspertë për sigurinë, menaxhimin e konflikteve, reformat demokratike dhe shërbimin konsullor.

“Në këtë mënyrë, ne do të rrisim kapacitetet tona diplomatike dhe do të na mundësojë të vazhdojmë të vlerësojmë dhe t’i përgjigjemi situatës që po zhvillohet rreth Ukrainës”, thuhet në deklaratë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Kalo në kategori