LAJMI I FUNDIT:

Presidenti izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizita e parë në këtë shtet

Presidenti izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizita e parë në këtë shtet

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka udhëtuar mbrëmë për në Emiratet e Bashkuara Arabe, që po konsiderohet si vizita e parë kjo e të parit të shteti hebrenj në këtë vend.

Kjo vizitë është bërë me ftesë të sheikut të Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed al-Nahyan, transmeton Telegrafi.

Herzog udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me gruan Mihal, e do të vizitojë Abu Dhabin dhe Dubain ku do të takohet me zyrtarë të shumtë dhe nesër pritet të hap ditën e Izraelit në Ekspozitën Dubai Expo.


“Sjell me vete bekimin e paqes dhe porosinë për paqe në tërë rajonin, popujve dhe rajonit. Paqja sjell prosperitet, përparim të popullit dhe rajonit”, tha Herzog para nisjes, duke falënderuar Bin Zayedin për trimërinë dhe për faktin që i parapriu arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin.

E kryeministri izraelit Naftali Bennett pati vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe në dhjetor të vitit të kaluar. Emiratet dhe Bahrejni kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin. /Telegrafi/