Konfiskohen mbi 10 kilogramë drogë në Prizren që ishin fshehur në një bunker, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka arritur të konfiskoj mbi 10 kilogramë drogë që ishin fshehur në një bunker në lokalin e të dyshuarit.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ana e policisë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia në Prizren, pas një pune operativo-hetimore rreth një mujore në mbledhje të informatave nga tereni nga burimeve të ndryshme, me datë 29.01.2022, në konsultim me Prokurorin ka ndërmarr veprime në teren në asistim të një patrulle policore dhe është ndaluar automjeti Citroën C3 ngjyrë hiri që vozitej nga një person i dyshuar mashkull. Gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetë një qese plastike e mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë. Menjëherë janë njoftuar autoritetet kompetente të drejtësisë dhe janë marr autorizime përkatëse për bastisje/kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit në Prizren”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren.
“Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetë një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të qelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetë dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
Përveç lokalit në fjalë është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetë një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë”, thuhet në njoftim.
Në këtë operacion të bastisjes/kontrollit janë gjetë dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:
Nëntë (9) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gram.
Një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta,
Një veturë modeli Citroen C3 ngjyr hiri me targa vendore,
Një palë çelësa për hapjen e lokalit,
Një çelës për hapjen e bunkerit,
Një telefon mobil.
Vlen të përmendet se i dyshuari është recidivist i veprave të tilla penale dhe pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ka lëshuar vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Moti i keq mbërrin edhe në jug të Shqipërisë, bllokohet rruga në Vlorë pas rrëzimit të pemës
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur