Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një komunikate për media thotë se protesta sot kundër shtrenjtimit të rrymës ishte e qetë.
KMDLNj thotë se në protestë ishin diku rreth 3 000 protestues.
KMDLNj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bashkëpunojë me opozitën për tejkalimin e krizës energjetike, transmeton Telegrafi.
“KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës të kërkojë bashkëpunimin më të ngushtë me opozitën, ta respektojë më shumë opozitën në mënyrë që të gjendet një zgjidhje që të tejkalohet situata e rëndë ekonomike sikur edhe të pajtohen për arritjen e një konsensusi politik dhe nacional për proceset politike me të cilat do të përballet Kosova ne një të ardhme të afërt e që nuk do të jenë aspak të lehta”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Sot në Prishtinë nga PSD u organizua një protestë kundër shtrenjtimit diskriminues të energjisë elektrike që po e propozon ZRRE dhe e cila, pas marrjes së komenteve formale do të hyjë në fuqi pas datës 31 janar e që nënkupton se faturat për muajin janar do të jenë me çmim që sigurisht do të jetë i papërballueshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës.
Protesta ishte e qetë për shkak të organizimit të mirë të protestës sikur edhe shkaku i sjelljes së mirë të policëve që mirëmbanin rendin. Është me rëndësi që asnjëra palë, protestuesit e as policia nuk ndërmorën ndonjë veprim për tensionim të situatës duke kontribuar që protesta të jetë paqësore. Sipas vëzhguesit të KMDLNj- së në këtë protestë , numri i protestuesve ishte 2500 – 3000 protestues. KMDLNj vlerëson se në këtë protestë janë shkelur rregullat anti COVID sepse nuk përfillej distanca sociale. Në fund të protestës janë hedhur drejt objektit të qeverisë poça elektrike dhe qirinj për të simbolizuar terrin dhe dritën.
KMDLNj është kundër rritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike sipas ZRRE dhe kërkon një rritje lineare të çmimit të rrymës që do të ishte i përballueshëm për qytetarët e Kosovës, pa bërë asnjë dallim. Blloku më i ulët tarifor nuk duhet të jetë nën 1000 – 1200 kW. KMDLNj kundërshton ashpër mospërfshirjen e katër komunave të Veriut në skemën e faturimit e që e pranoi edhe kryesuesi i ZRRE, Ymer Fejzullahu.
KMDLNj kërkon hetime nga Prokuroria e Shtetit për legalizime të diskriminimit të konsumatorëve sipas parimit etnik e që e konsideron si shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe dhunimit të ligjit që garanton barazinë e të gjithë qytetarëve, pa bërë asnjë dallim. Të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe Qeveria e Kosovës duhet të respektojë ligjet në fuqi.
KMDLNj, disa herë ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të natyrës sociale për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Me gjasë, këto protesta duket se mund të masivizohen në të ardhmen, e që mund të ndikojnë edhe në përkeqësim të gjendjes politike dhe të sigurisë.
KMDLNj e ka të qartë se Qeveria e sotme e Kosovës nuk ka mundësi të krijojë kushte për rritje të shpejtë dhe të dëshiruar të gjendjes ekonomike por ka mundësi dhe detyrim të pengojë përkeqësimin e kësaj gjendjeje ndërsa rritja e paralajmëruar e çmimit të rrymës e që në mënyrë zinxhirore do të rrisë edhe çmimet tjera që, në ndërkohë janë rritur konsiderueshëm, pashmangshëm ndikon në varfërimin galopant të shtresave më të rrezikuara të qytetarëve të Kosovës.
KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës të kërkojë bashkëpunimin më të ngushtë me opozitën, ta respektojë më shumë opozitën në mënyrë që të gjindet një zgjidhje që të tejkalohet situata e rëndë ekonomike sikur edhe të pajtohen për arritjen e një konsensusi politik dhe nacional për proceset politike me të cilat do të përballet Kosova ne një të ardhme të afërt e që nuk do të jenë aspak të lehta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj