LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kërcënon mediat – nuk lejon promovimin e vlerave që janë në kundërshtim me kulturën turke

Erdogan kërcënon mediat – nuk lejon promovimin e vlerave që janë në kundërshtim me kulturën turke

Presidenti turk, Tayyip Erdogan kërcënoi të shtunën mediat turke me hakmarrje nëse ato publikojnë përmbajtje që shkelin vlerat thelbësore të vendit, një veprim që mund të jetë një prelud për rritjen e censurës në këtë sektor.

Në një deklaratë të botuar në Gazetën Zyrtare, Erdogan tha se masat ishin të nevojshme për të mbrojtur “kulturën kombëtare” të Turqisë dhe për të parandaluar “efektet e dëmshme në zhvillimin e fëmijëve, si rezultat i ekspozimit ndaj përmbajtjeve të dëmshme në të gjitha mediat e shkruara, verbale dhe vizuale”.


Erdogan nuk specifikoi se cila do të ishte përmbajtja e dëmshme, por tha se do të ndërmerren veprime ligjore kundër “aktiviteteve të hapura ose të fshehta përmes mediave që synojnë të minojnë vlerat tona kombëtare, morale dhe të prishin strukturën tonë familjare dhe shoqërore”, raporton reuters.

Erdogan ka qenë në pushtet për gati 20 vjet dhe shpesh ka kritikuar përmbajtjen mediatike që nuk është në përputhje me vlerat konservatore islame të mbrojtura nga partia e tij, AKP.

Turqia ka forcuar kontrollin e saj mbi median vitet e fundit, me rreth 90 për qind të mediave më të mëdha tani në pronësi ose në pronësi të njerëzve të afërt me qeverinë.

Aleatët dhe kritikët e tij perëndimorë thonë se presidenti turk përdori një përpjekje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016 për të burgos disidentët dhe për të minuar të drejtat sociale dhe tolerancën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori