KOSTT: Detyrimi nga ZRrE për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës na solli në prag të falimentimit
ZRrE gjatë procesit të konsultimit publik, në kuadër të Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interest.
ZRrE gjatë procesit të konsultimit publik, në kuadër të Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interest.
Ndër komentet e publikuara nga ZRrE është edhe ai nga KOSTT.
KOSTT thotë se çmimi mesatar i parashikuar i humbjeve në transmetim prej 108.16 €/MËh, për vitin 2022 është çmim shumë i ulët në krahasim me çmimet aktuale gjatë muajit janar në bursat e energjisë elektrike në rajon dhe Evropë.
“Gjatë këtij muaji deri më tani kostoja e humbjeve në transmetim ka arritur rreth 4 milionë euro, që ende pa përfunduar muaji ka arritur pothuajse një të tretët e kostos së tërë vitit”,thuhet në fillim të komentit të KOSTT.
KOSTT thotë se detyrimi i vendosur nga ZRrE për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës e ka sjellë KOSTT-in në prag të falimentimit.
“Kostoja e humbjeve në pjesën veriore gjatë vitit 2021 ka arritur vlerën prej 40,849,659 euro. Nga Qeveria e Kosovës janë mbuluar rreth 7,673,462 milionë euro, pjesa tjetër prej 33,176,197 euro është mbuluar nga buxheti i KOSTT sipas udhëzimeve të Parlamentit të Kosovës. Si rrjedhojë, Bilanci i Suksesit të kompanisë me 31 dhjetor 2021, paraqitet negativ, pra me humbje rreth 25 milionë euro”.
“Të gjitha parashikimet financiare për vitin 2022 me skenarët ku obligimi i mbulimit të humbjeve në pjesën veriore i mbetet KOSTT pa të hyra për këtë kosto, e sjellin kompaninë në prag të falimentimit në tremujorin e parë të vitit 2022”.
KOSTT kërkon nga ZRrE që urgjentisht të ia largojë obligimin e mbulimit të humbjeve në pjesën veriore të Kosovës nga Licenca për Operatorin e Sistemit të Transmetimit ose të gjejë një mekanizëm tjetër të mbulimit të kësaj kostoje.
KOSTT thotë se gjendja financiare në kompani është jashtëzakonisht e rënduar.
“Nëse vazhdohet ky trend, parashikimet financiare e vendosin kompaninë në prag të falimentimit në tremujorin e parë të këtij viti. KOSTT kërkon nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që gjatë procesit të vendosjes së të hyrave dhe kostove për këtë vit të merret parasysh ndër të tjera edhe likuiditeti i kompanisë”, thuhet ndër të tjera në komentin e KOSTT dërguar ZRrE-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'