Ish-Ministri i Energjisë dhe Minierave dhe ministër në disa Qeveri të Kosovës Ethem Çeku ka folur për krizën energjetike që ka kapluar Kosovën dhe rajonin.
Et’hem Çeku, që njihet edhe si themelues i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave me të cilën ka menaxhuar në kohërat më të rënda të mungesës së furnizimit në Kosovë, (vitet 2003 – 2006), thotë se opozita aktuale e as Qeveria Kurti duhet ndarë deklaratat politike nga çështjet me energjinë.
“Çështja e energjisë është çështje e sigurisë shtetërore-kombëtare, nuk është play-station. Pra shteti që ka probleme me energjinë elektrike, ka telashe me sigurinë e vet. Kryeministri Kurti, si intelektual i kohës, duhet ikur nga deklaratat politike, njejt edhe opozita duhet vepruar. Pra deklaratat politike duhet të ikin nga fusha e energjisë, kjo sepse ti nuk e din kur të bjen blloku i Kosoves A. Thjesht nuk e din, është bllok i viteve të 60-ta, njejt sikur një veturë e vitit 1960 me të cilën ti po don me një shpejtësi të madhe me u nis nga Peja në Prishtinë dhe në çdo moment ajo të lenë, kur ? ti nuk mund ta dijshë. Andaj po them nuk duhet të kemi këtu balona politik sepse nuk i duron realiteti, kur je në pushtet këto balona të çojnë në out. Edhe opozita, veç pak të ndalemi, mos ta teprojnë, i lus, mos ta teprojnë, kjo që e thash vlen edhe për ta. Njerëz sot e keni kilovatin në rajon 500 euro, blloqet ju thash i keni sikur veturat e viteve të 60-ta. Mos harroni në kohën time, kur e bëmë projekti për ‘Kosova C’ pastaj u quajtë ‘Kosova e Re’, nuk ka dert emri, por e keqja që politika se vazhdoj, ne flisnim për 56 euro kilovati dhe frikësoheshim mos po del shtrenjtë. Sot njeri e ke 500 euro dhe këtë nuk e cakton Kurti, as Memli, as Haradinaj, as Lumiri”, thotë Çeku.
Tutje ish-Ministri i Energjisë dhe Minierave Et’hem Çeku ka folur për kohën e qeverisjes së tij ministrore dhe përpjekjet që do t’i bënte realitet.
“Nëse do vazhdonte projekti jonë për Kosovën C, sot nuk do bëhej fjalë për krizë. Ja pse? 11 miliardë tonë linjit i ka Kosova. Kjo është arma jote. Në vitet që po flasim BE e lejonte përdorimin e linjitit, ishim në rrethana krejt tjera nga sot dhe ti si Kosovë kishe siguruar investitorët më serioz global. Sot me Kosova C edhe do kishe energji për vete, edhe për ta shitur në shtetet tjera e edhe kur do të uleshe në tryezë me Serbinë sot, kryeministri Kurti energjinë do ta kishte bankomat për negociata. Thjesht njeri, përballë Vuçiqit dhe Brukselit ti do ishe fuqi. E shihni sot Rusia çka luan me gazin. Andaj këtu i them opozitës së sotme, edhe ju ndaluni! Pse? Sepse të gjitha qeveritë pas meje e Haradinajt, e mbajtën energjinë me subvencione për ta ruajtur stabilitetin politik dhe ikën nga Kosova C”, thotë tutje Çeku.
Duke folur për periudhën shpresëdhënëse për energjinë, vitet 2003-2006, ish-ministri i Qeverisë Haradinaj 1, Çeku, thotë se insistimi i tij për Kosovën C, që sot po shihet se dështimi i saj ka qenë politik dhe varësia për të mbetet imediate, atëkohë ka gëzuar mbështetje të fuqishme nga presidenti i vendit Fatmir Sejdiu.
“Në atë periudhë, unë isha ministër i AAK-së, në koalicion me LDK-në ishim, por unë shkova edhe të PDK. Ata ishin opozitë, unë mora mbështetjen e tyre për Kosovën C. Nuk dua të harrojë mbështetjen e pa rezervë të Presidentit Sejdiu. E falënderoi përjetësisht atë njeri. I pakursyer ishte me krejt qenien e vet presidenti. Edhe kryeparlamentari Daci ishte i informuar por kishte rezerva ndaj ndotjes. Në këtë mes, jam mbështetur fuqishëm nga kryeadministratori i kohës Johakim Riker i UNMIK-ut. Mirëpo ndodhi ajo që ndodhi, në kohën tonë qeveritë binin e ngriteshin dhe me to bashkë ra edhe Kosova C”, tha tutje Çeku.
Në këtë realitet kohor të krizës energjetike ish-ministri Çeku, për kryeministrin Albin Kurti ka propozim konkret të daljes nga situata.
“E them prap, kryeministri Kurti, si intelektual i kohës, mendoj se duhet të ofrohet me të gjitha palët, opozita të ndalet dhe paralelisht e me urgjencë në angazhojë ekspertizë ndërkombëtare të gjendjes së blloqeve. Me këtë, ne kuptojmë se cilat blloqe duhet mbyllur, cilat ja vlejnë remont dhe eventualisht ndonjë të ndërtojmë nga fillimi. Kjo e zgjidhë problemin, jo subvencionimi. Matematikat tjera, janë ëndrra pa kripë. Mos harroni tani duke ardhur nga Prishtina në Pejë, e pashë Goleshin. nuk ka erë, frymë, pra ti nuk mund të prodhosh e as të mendosh të investosh diçka ashtu si Kosovë. Hajde flasim për Hidrocentralet, po lëreni, miq, njerëz, Kosova sikur krejt bota po shkon nga periudhat e vuajtjes për ujë të pijes. Pra, hiqe nga rendi i ditës edhe këtë gjë. Kthehu nga ajo çfarë ke dhe ik nga politika. shikoni, me siguri kombëtare nuk bëhet politikë”, tha Çeku.
Ndryshe, Çeku njihet ndër ministrat më të fuqishëm në Qeveritë e kohës që ka shërbyer si dhe një prej kokave themeluese të AAK-së së Haradinajt. Në periudhat e qeverisjeve të Bajram Kosumit dhe Agim Çekut, madje njihej si kryeministër në hije i kohës./RADIO 1/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBajrami për subvencionet e Qeverisë Kurti: Prej 233 milionë euro, vetëm 58.6 milionë e dimë se ku kanë shkuar
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Vetëm edhe 48 orë në zbritjet e jashtëzakonshme të Fivestar Fitness!
Bitcoin arrin vlerën historike - shkon mbi 93 mijë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit