Truri i qenve mund të bëjë dallimin midis gjuhëve të njohura dhe të panjohura
Qentë mund të dallojnë gjuhët, zbuluan shkencëtarët hungarezë pasi një grupi prej 18 qensh i emetuan fragmente nga tregimi “Princi i Vogël” në spanjisht dhe hungarisht dhe ekzaminuan se si reagoi truri i tyre.
Hulumtimi u drejtua nga Laura V. Cuaya nga Universiteti Eotvos Lorand në Budapest, e cila u zhvendos nga Meksika në kryeqytetin e Hungarisë disa vite më parë, duke marrë me vete qenin e saj Kun-kun.
“Unë pyesja veten nëse Kun-kun vuri re që njerëzit në Budapest flisnin një gjuhë tjetër, hungarisht”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
“Në hulumtim, ne zbuluam për herë të parë se truri jo njerëzor mund të dallojë gjuhët”, shtoi ajo.
Në jetën e tyre me njerëzit, qentë adoptojnë modele dëgjimore të gjuhës ndaj së cilës janë të ekspozuar.
Gjatë eksperimentit, Kun-kun dhe qentë e tjerë u trajnuan të shtriheshin pa lëvizur në një skaner truri për disa minuta.
Të gjithë qentë kanë dëgjuar vetëm një nga dy gjuhët – hungarisht ose spanjisht – nga pronarët e tyre më parë, gjë që i lejoi shkencëtarët të krahasonin sesi truri i tyre reagon ndaj një gjuhe shumë të njohur me një gjuhë krejtësisht të panjohur.
Qentë dëgjuan fragmente nga tregimi në spanjisht dhe hungarisht, si dhe versione të shtrembëruara nga kompjuteri të atyre pasazheve për të parë nëse mund të dallonin mes të folurit dhe jo të folurit.
Në korteksin dëgjimor sekondar, i cili analizon tingujt kompleksë, truri i qenit prodhon modele të ndryshme aktiviteti kur dëgjon një gjuhë të njohur dhe një gjuhë të panjohur.
Sa më të vjetër të jenë qentë, aq më mirë truri i tyre mund të dallojë midis dy gjuhëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Dekorimi më i efektshëm festiv: Shporta nga salvetat të gatshme për dy minuta! (Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak