Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.02.2022, ndaj të pandehurit V.Ll., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
“Me dt. 29 dhjetor të vitit 2021, në fshatin Planejë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri V.Ll., posedon armë në kundërshtim me ligjin për armë 05/L-022, në atë mënyrë që pa lejen e organit kompetentë ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën – pushkë automatike të llojit AK-47 dhe pushkën e gjuetisë të tipit të panjohur, të kalibrit 12 mm”.
“Gjithashtu me datë 29 dhjetor të vitit 2021, në fshatin Planejë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri V.Ll., me armë pushkë automatike të llojit AK-47 shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa patrulla e policisë kufitare ishte e ndjekur atë, duke u larguar shtënë disa herë në drejtim të papërcaktuar, me ç’ rast vë në rrezik të madh jetën e zyrtarëve të policisë kufitare të sektorit të Vërmicës dhe inspektorëve të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural”.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, për shkak të dënimeve që parashikohen për këto vepra penale si dhe faktit se i pandehuri është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe nuk ka ndonjë vendqëndrim të deklaruar në Republikën e Kosovës, po ashtu i njëjti edhe gjatë ndjekjes nga zyrtarët policor dhe inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë ka rezistuar me përdorim të armës dhe ka arritur që të ik deri sa është arrestuar me datën 25 janar 2022, ndërsa veprën penale dyshohet se ka kryer me datën 29 dhjetor 2021, në këto rrethana ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit apo fshehjes së tij në ndonjë vend të panjohur nga organet e ndjekjes penale me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale., dhe ka për qëllim parandalimin e përsëritjes së ndonjë vepre penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë