LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Marrëveshjet dhe memorandumet me Bullgarinë sjellin përfitime për qytetarët e të dyja vendeve

LSDM: Marrëveshjet dhe memorandumet me Bullgarinë sjellin përfitime për qytetarët e të dyja vendeve

Qeveritë e reja të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë kanë hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, thonë nga LSDM.

“Dy qeveritë dhe ministritë kompetente do të bashkëpunojnë në fushën e infrastrukturës, bujqësisë, shkencave bujqësore, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, liberalizimit të transportit të mallrave, uljes së çmimeve të roamingut, si dhe fokus i veçantë do të ketë lidhjet hekurudhore dhe investimet në seksione të rëndësishme rrugore të Korridorit 8. Ky është një hap serioz përpara në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që sjell përfitime për të dy vendet.


Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në periudhën e ardhshme do të angazhohet për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë përmes shkëmbimeve kulturore, arsimore dhe rinore, infrastrukturës, mobilitetit, digjitalizimit, rrjedhës së shpejtë të informacionit.

Me këtë qasje, përmes dialogut dhe bashkëpunimit, jo vetëm që do të thellohet bashkëpunimi, por do të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht për çështjet e hapura.

Jemi të bindur se në frymën e vlerave evropiane, duke ruajtur dinjitetin tonë, do të gjejmë një zgjidhja e çështjeve të hapura tejkalimi i pengesave për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në”, thonë nga LSDM.

LSDM, shtojnë nga atje, përmes Qeverisë që drejton mbetet e përkushtuar për sigurimin e ardhmërisë evropiane dhe bashkëpunimin e thelluar me vendet tona fqinje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani

Lajme
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

Politikë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Kalo në kategori