LAJMI I FUNDIT:

Gjermania konsideron ndalimin e aplikacionit Telegram

Gjermania konsideron ndalimin e aplikacionit Telegram

Gjermania po shqyrton ndalimin e Telegram, një aplikacion i koduar i mesazheve, pasi e akuzon atë për “mbështetjen e gjuhës së urrejtjes dhe teorive të konspiracionit”.

Kjo pasi që, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aplikacioni ka injoruar vazhdimisht thirrjet për të ndaluar grupet kundër vaksinave dhe përmbajtje të tjera të ngjashme.

Debati mbi Telegram vjen pikërisht kur parlamenti gjerman mblidhet për të diskutuar nëse vaksinat kundër Covid-19 duhet të bëhen të detyrueshme.


Si pasojë, gjatë javëve të fundit, demonstrata të dhunshme shpërthyen në të gjithë vendin.

Dhe në dhjetor 2021, një grup gjerman i Telegramit ndau kërcënimet me vdekje drejtuar guvernatorit të shtetit të Saksonisë, duke çuar në bastisje të policisë.

Ndryshe, një nga kanalet që po përdoret për të mobilizuar protestuesit kundër vaksinës është Telegram.

Midis 2018 dhe 2021, përqindja e përdoruesve që dërgojnë mesazhe rregullisht në Telegram u rrit nga 7% në 15%, sipas një sondazhi nga kompania gjermane e analizës së të dhënave Statista. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Mjetet e kontrollit: Ku i kanë bllokuar të gjitha autoritetet në botë rrjetet sociale?

Mjetet e kontrollit: Ku i kanë bllokuar të gjitha autoritetet në botë rrjetet sociale?

Teknologji
Zuckerberg thotë se

Zuckerberg thotë se "administrata e Bidenit i bëri presion Meta-s për të censuruar përmbajtjen rreth COVID-19"

Teknologji
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Teknologji
AI Gemini i Google tani ka aftësinë të

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të "mbajë në mend”

Teknologji
Kalo në kategori