LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e Chelseat po përjeton momente të këqija: Disa yje nuk janë të kënaqur me Thomas Tuchelin

Skuadra e Chelseat po përjeton momente të këqija: Disa yje nuk janë të kënaqur me Thomas Tuchelin

Siç duket ka përfunduar periudha e muajit të mjaltit të Thomas Tuchelit si trajner i Chelseat, pasi një numër në rritje lojtarësh janë të pakënaqur dhe të frustruar me menaxhimin e tij.

Dihet tashmë publikisht se Romelu Lukaku është i pakënaqur me gjermanin, trajner që fitoi çmimin si më i miri nga FIFA për vitin 2021.


Sipas The Athletic, Lukaku nuk është i vetmi lojtar i pakënaqur në dhomën e zhveshjes së Bluve.

Disa nga sulmuesit e tjerë të Chelseat janë të mërzitur me mënyrën se si Tuchel i trajton ata, duke përfshirë edhe kritikat e ashpra gjatë lojës, dhe se kjo i ka bërë ata të vuajnë dhe të kenë mungesë besimi, duke hezituar të marrin edhe rreziqe.

Ndryshimi i shpeshtë i lojtarëve, por edhe pozitat e tyre ka ndikuar gjithashtu që disa lojtarë të mendojnë të largohen nga klubi.

Lukaku foli në Sky Italia për zhgënjimet e tij në dhjetor, ndërsa Hakim Ziyech refuzoi të festonte golin e tij të fundit kundër Brighton.

Si skuadër, Chelsea ka patur një rënie të lehtë kohëve të fundit, duke fituar vetëm tre nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier. Kjo ka bërë që ata të bien nga gara për titull pasi aktualisht janë 10 pikë prapa Manchester Cityt në renditje, pasi kanë luajtur edhe një ndeshje më shumë.

Tuchel e di se një seri rezultatesh pozitive do të rivendoste unitetin në skuadër, por kur ta kesh mbështetjen e lojtarëve kjo do të arrihej më lehtë.

Kështu që duke marrë në konsideratë stilin e tij të menaxhimit dhe mënyrën se si ai jep komente për lojtarët, duket të jetë e vështirë.

Tani në shkurt rritet edhe numri i ndeshjeve, pasi klubi do të luajnë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s dhe Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori