LAJMI I FUNDIT:

Arjola Demiri: Kam ruajtur lopë në mes të qytetit, edhe pse kam mbaruar 16 vite shkollë për aktrim

Arjola Demiri: Kam ruajtur lopë në mes të qytetit, edhe pse kam mbaruar 16 vite shkollë për aktrim
Arjola Demiri (Foto: Instagram)

Ajo ka bërë bujë të madhe me hyrjen në Big Brother VIP, e deri më tani ka bërë rrëfime të ndryshme.

Që nga punët e para, tradhtinë nga bashkëshorti, fëmijët e rolet në film, Arjola Demiri i ka treguar thuajse të gjitha.


Mbrëmë pas spektaklit, ajo i ka qëndruar pranë moderatores nga Kosova, Egzona Rafunës, e cila filloi të qante pas një deklarate që kishte bërë se pastroi shtëpi bashkë me të ëmën për shkak të kushteve ekonomike.

Foto: Screenshot/YouTube

Derisa po qante dhe nuk tregoi arsyen e saktë, aktorja tropojane tha se nuk është turp të tregosh se ke bërë një lloj punë, kjo madje është një histori motivimi për shumë njerëz.

E njëjta tregoi se në moshën 10-vjeçare ka ruajtur lopë edhe pse ka kryer 16 vite shkollë për aktrim.

Të gjitha lajmet nga Arjola Demiri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arjola Demiri

“Edhe unë e kam thënë këtu, i kam mbaruar 16 vjet shkollë për aktore, kur kam qenë 10 vjeçare jam detyruar të ruaj lopë në mes të qytetit, lindur e rritur në qytet për shkak se dëshirën e kisha që të qëndroj tek dajtë. Kam ruajt lopët në mes të qytetit tre muajt e verës”, u shpreh Demiri.

Foto: Screenshot/YouTube

“Këtu jemi ardhur që të tregojmë kush jemi ne, nuk është turp. Kjo është histori motivimi mbi të gjitha”, tha ajo.

Egzona përndryshe këtë javë doli në nominim për t’u larguar nga shtëpia së bashku me valltarin, Dritan Brama. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina
Kalo në kategori