LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen 4 mijë e 397 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Konfirmohen 4 mijë e 397 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 4 mijë e 397 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjithashtu, MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.


“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës. Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes”, njofton MSH.

Po ashtu, në njoftim thuhet se sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.

Në total numri i rasteve aktive është 25.458.

Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Kosova ka ashpërsuar masat javën e kaluar, ku pas orës 22:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori