LAJMI I FUNDIT:

Të enjten nis votimi për “Oscars 2022”, filmi “Zgjoi” nis fushatën promovuese dhe kërkon përkrahjen e shqiptarëve në rrjetet sociale

Të enjten nis votimi për “Oscars 2022”, filmi “Zgjoi” nis fushatën promovuese dhe kërkon përkrahjen e shqiptarëve në rrjetet sociale

Të enjten nis procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmim e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”.

Për herë të parë, Kosova është në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me filmin “Zgjoi”.

Regjisorja Blerta Basholli, kasti i filmit, përfshirë aktoren Yllka Gashi kanë nisur një fushatë promovimi për filmin në rrjetet sociale.


Ata kanë realizuar një baner të filmit nën titullin “Kosova’s Official Entry for Oscars (Hyrja Zyrtare e Kosovës për Oscars)”, të cilën kanë filluar ta shpërndajnë në rrjetet sociale.

Filmi është shpërndarë me disa hashtagë, të cilët do të ndihmojnë në shpërndarjen më virale të posterit të filmit, me çka mund të ndikojë edhe më tepër në promovimin ndërkombëtar të tij.

“Bazuar në një histori të vërtetë frymëzuese, ‘Hive (Zgjoi)’ tregon historinë e fuqizimit, qëndrueshmërisë dhe triumfit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës në një situatë kur heqja dorë po troket në derën tuaj”, ka shkruar regjisorja e filmit Blerta Basholli në Facebook.

Ndërkohë, edhe aktorja Yllka Gashi shkroi në një status se Kosova ka mundësinë e artë për t’u nominuar sivjet në “Oscars”, dhe kjo mund të ndodhë edhe me ndihmën e përdoruesve të rrjeteve sociale, duke e promovuar sa më shumë të munden filmin “Zgjoi”.

“Të dashur miq; Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022. Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim. Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale”, ka shkruar aktorja Gashi.

Përndryshe, lista e plotë e nominimeve të “Oscars 2022” do të njoftohet më datën 8 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori