Gjithsej 2341 raste të koronavirusit janë regjistruar në 24 orëshin e fundit që është pothuajse 38 për qind e nga numri i përgjithshëm i 6.193 personave të testuar. Për momentin aktive janë 20.856 raste me Kovid-19, më së shumti në Shkup – 11.390, pastaj në Manastir – 1613 dhe Prilep – 754. Numër më i vogël i rasteve aktive janë shënuar në Dibër – 22 dhe Dojran – 14.
Nga Ministria e Shëndetësisë në deklaratë për AIM informuan se në repartet infektive dhe në qendrat për kovid në shtet janë hospitalizuar gjithsej 576 pacientë me KOVID-19 dhe ka 183 shtretër të lirë. Në qendrat për kovid në Shkup gjithsej janë hospitalizuar 174 pacientë prej të cilëve 71 në Klinikën për Sëmundje Infektive, 75 në SPQ “8 Shtatori” dhe 28 në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive TBC.
Në seancën e fundit të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave është miratuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive për shkurtimin e periudhës së izolimit pas testit PCR pozitiv nga dhjetë në shtatë ditë. Ky rekomandim është bërë për shkak të pasqyrës më të lehtë klinike të shkaktuar nga lloji omikron. Shtabi i Krizave e ka dorëzuar rekomandimin në Qeveri dhe duhet të diskutohet në seancën e ardhshme të qeverisë.
Që nga fillimi i vaksinimit kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, gjithsej 864.759 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës KOVID-19 në vend dhe jashtë tij. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se gjithsej me dy doza janë vaksinuar plotësisht 841.143 persona dhe me një dozë të tretë janë vaksinuar 122.752 persona.
Rajoni po shënon gjithashtu një rritje të rasteve pozitive të virusit. Në Serbi dje janë regjistruar 19.901 raste të reja, që është një numër rekord i pacientëve në një ditë në vend që nga fillimi i pandemisë dhe numri i rasteve të shtruara në spital është në rritje.
Nga 1 shkurti, Bashkimi Evropian do të lehtësojë masat për udhëtim në shtetet anëtare, pra e lehtëson lëvizjen e lirë dhe të sigurt. Masat kundër përhapjes së infeksionit duhet të zbatohen duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të individit dhe jo situatën epidemiologjike në rajonin nga vjen.
Përjashtim bëjnë zonat “e kuqe të errët” me një nivel të lartë të qarkullimit të virusit. Kjo do të thotë se përcaktuesi kryesor i udhëtimit do të jetë certifikata digjitale e pasagjerit, test negativ ose se e ka kaluar sëmundjen.
Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 259.328 persona pozitivë me virus. Për KOVID-19 janë kryer gjithsej 1.755.926 testime. 230,206 njerëz u shëruan dhe 8,266 njerëz vdiqën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sot mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita në Tiranë, priten bllokime rrugësh dhe mosbindje civile
“S’ka not, por takime me jetën e egër” – ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë
Komunikacioni në Maqedoni, sot regjim i posaçëm në Shkup
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës