LAJMI I FUNDIT:

Shtatë emigrantë kanë vdekur në ishullin italian të Lampedusa

Shtatë emigrantë kanë vdekur në ishullin italian të Lampedusa

Shtatë emigrantë kanë vdekur pasi tentuan të kalonin Detin Mesdhe në kushte ekstreme, njoftuan rojet bregdetare italiane.

280 emigrantë të tjerë u shpëtuan në bordin e një varke druri të mbipopulluar në brigjet e Lampedusas, shtoi autoriteti.


Tre nga viktimat u gjetën të vdekur në momentin e arritjes të rojeve bregdetare, ndërsa katër të tjerë vdiqën nga hipotermia e dukshme teksa po transportoheshin në ishullin e vogël italian. Shumica e emigrantëve ishin nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Roja bregdetare tha në një deklaratë se operacioni i shpëtimit u vështirësua nga “kushtet e trazuara të detit”, raporton euronews.

Autoritetet italiane thanë se anija prej 20 metrash prej druri ishte në ujërat e Tunizisë kur erdhi telefonata e parë, por se ata nuk ishin në gjendje ta gjenin anijen për disa orë.

Kalimet e emigrantëve drejt Italisë janë dukshëm më të larta këtë vit se dy dimrat e kaluar, duke arritur në 2051 deri të martën herët.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e ka shënuar vitin 2021 si më vdekjeprurësin për rrugën e kalimit në Mesdheun qendror që nga viti 2018, me të paktën 1,315 të vdekur. Më shumë se 23,383 emigrantë të tjerë janë zhdukur dhe supozohet të vdekur në Detin Mesdhe që nga viti 2014.

Ndërkohë, qendra shëndetësore dhe e pritjes në Lampedusa mbetet e mbipopulluar, me më shumë se 600 njerëz që zënë vetëm 250 hapësira. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori