LAJMI I FUNDIT:

Beatrix Ramosaj thyen heshtjen për herë të parë pas daljes nga BBV: Tani e shoh si është parë lidhja me Donaldin nga jashtë

Beatrix Ramosaj thyen heshtjen për herë të parë pas daljes nga BBV: Tani e shoh si është parë lidhja me Donaldin nga jashtë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë shumë e përfolur gjatë këtyre ditëve.

Kjo pasi ajo të premten u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP, gjersa vetëm dy ditë më vonë mungoi në emisionin “Fan Club”, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale në të cilën ndodhej.


Këtë e konfirmoi moderatorja e emisionit, Dojna Mema, teksa të martën Ramosaj vendosi që të bëjë r5eagimin e saj të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Foto: Beatrix Rmoasaj/Instagram

Në një postim emocional të bërë në rrjetin social Instagram, Beatrix shkruan se ka kuptuar se si është pritur lidhja e saj me aktorin Donald Veshaj nga jashtë dhe se do të bënte po të njëjtat gjëra nëse do t’i jepej mundësia.

Ajo iu ka kërkuar falje të gjithë ndjekësve për mos-prezencën në rrjetet sociale dhe faktin që nuk ka arritur t’i kthejë mesazhet, duke i falënderuar të gjithë që janë kujdesur që t’i dhurojnë ngrohtësi gjatë këtyre ditëve.

Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“Dua ta nis kte shkrim me nje falenderim per te gjith ju qe me falni ngrohtesi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time.
Nuk do genjej, jo cdo gje eshte fushe me lule, tranzicioni ne jeten reale sigurisht ka veshtiresi por kam fatin te jem pjestare e nje familje qe me gjendet prane per cdo moment dobesie pergjat pershtatjes.
Ju kerkoj ndjese per lenjen pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos pergjigjen e mesazheve por realisht kam nevoj edhe per pak fare kohe qe te ri-gjej gravitetin tim.
Mund t’ju tregoi qe pergjate ketyre diteve terapia ime ka qene pasioni dhe arsyeja perse une jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenj ne leter dhe nota.. E di qe Monika dhe Arjola do jen shume te lumtura kur ta marrin vesh haha.
Donaldin po e ndjek nga jashte
E kam supportuar, do jem tifozja e tij e pare dhe sic e thash ne sfiden e lajmeve i qendroj mendimit qe ai duhet te fitoj BBV.
Persa i perket marrdhenjes tone, kam lexuar pak se si eshte pare nga jashte.
I kuptoj dhe ata qe kane qene pro edhe deri diku ata kunder – Dukeqenese mardhenia jone ka lindur paster ne nje show ku ndjeksit jane lidh me protagonistet dhe mendojne se kane te drejten e opinionit dhe gjykimit mbi te gjithe ne brenda apo jashte shtepise.
Sot eshte dita ime e 4 jashte asaj shtepie dhe nese @donaldveshaj do me zgjaste doren qe te hidheshim bashke, do e beja po prap.
Bekime dhe dashuri per te gjith ju”, ka shkruar Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori