Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Veseli ka thënë se anëtarët e njësitit BIA kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe se askush nuk mund ta mohojë që të njëjtit kanë luftuar kundër pushtuesit serb.
Veseli i cili ka dëshmuar në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë, ka thënë para trupit gjykues që BIA (njësitit “BIA” doli në nderim të dëshmorëve llapjanë Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani, pra me shkronjat e para të emrave të tyre vr.jonë) ishte vendosur në Zllash meqë ishin të rrezikuar të qëndronin në qytet për shkak të aksioneve të shumta që kishin kryer.
Në Hagë Veseli ka pasur kritika për çështjen e përkthimit pasi sipas tij, transkriptet janë me gabime.
Veseli ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për programin e njësisë BIA të UÇK-së veçse të njëjtit janë bashkuar me Brigadën 153 në ofensivën e prillit të vitit 1999.
“Unë programin e tyre nuk e kam ditë dhe nuk kam dashur me interefru në punën e tyre, ata i kanë ditë punët e veta, por një e di dhe e kam thënë gjithmonë, kanë qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ata e kanë pasur programin e vet. E kanë pasur komandën e vet dhe natyrisht në bazë të programit të vet kanë bërë edhe veprime taktike çfarë është dashur me i bë, por e thash që kur ka ardh puna te ofensiva ata ushtarët e BIA-s të cilët kanë qenë të strehuar në atë kompleks, ata janë bashkuar në një front me Brigadën 153, kanë luftuar dhe më konkretisht te Vitia e Marecit”, ka thënë Veseli.
Megjithatë, Veseli ka deklaruar që BIA nuk i ka raportuar Brigadës 153 duke theksuar se ata kanë qenë njësi në vete.
Në fund të dëshmisë së tij, Veseli i cili është ftuar nga ZPS për dëshmi, ka thënë që beson se trupi gjykues është i interesuar të gjejë të vërtetën.
“Kam besim që jeni luftëtarë që doni me zbulu të vërtetën dhe qëndrimi im prej fillimit ka qenë shumë i sinqertë, pa marrë parasysh që ju jeni panel gjykues, këta janë prokurorë, në mua çdo herë mund të llogarisni si një mik”, ka thënë ai.
Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Salih Mustafës do të dëgjohet të martën, më 1 shkurt, dhe i njëjti mban kodin W04849.
Deri tani në proces janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë të mbrojtur të ZPS-së, pas tyre Fatmir Sopi e Sejdi Veseli në seanca të hapura.
Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale