LAJMI I FUNDIT:

Siguria në Kosovë e Shqipëri, kryetarët e komisioneve zotohen për bashkëpunim mes shteteve

Siguria në Kosovë e Shqipëri, kryetarët e komisioneve zotohen për bashkëpunim mes shteteve

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e sigurisë mes Kosovë e Shqipërisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kështu u zotuan gjatë konferencës për medie, pas takimit kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së së Kosovës, Ganimete Musliu dhe kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë, Nasip Naço.

Musliu gjatë konferencës tha se është më se nevojshëm dhe e domosdoshme që të bashkëpunojnë që të kemi një qeverisje të mirë në të dyja shtetet.


“Të kemi respektim të të drejtave të njeriut dhe lëvizjes së lirë, e po ashtu mbi të gjitha kemi nevojë që të shkëmbejmë përvojat mes dy shteteve, duke marrë parasysh që Shqipëria ka përvoja më të gjata se shteti ynë, por besoj që me punën e angazhimin tonë që e kemi bërë brenda Kosovës dhe duke përforcuar kontrollin demokratik të institucioneve të vendit, besoj që edhe ne mund të japim shembull konkret që si duhet që këto dy komisione të bashkëpunojmë.. Kur siguria e dy vendeve të jetë në nivel, atëherë kemi mundësi të investime dhe zhvillim ekonomik dhe zhvillimit jetësor në përgjithësi”, tha Musliu në konferencë për medie.

Nasip Naço, kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare, tha se edhe në të ardhmen do të vazhdojë shkëmbimi i informacioneve për sigurinë mes Kosovës e Shqipërisë.

“Kemi ardhur në një ditë të mbarë, kemi ardhur për të dhënë dhe për të shkëmbyer informacione reciproke me Komisionin e Inteligjencës se kemi çfarë përfitojmë nga njëri tjetri duke qenë të rëndësishëm të dy komisionet dhe komisioni jonë e ka vlerësuar dhe është më shumë se gjysma e Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë duke ardhur sot sepse ne shikojmë që të dy vendet tona duke shkëmbyer informacione është në dobi të vendeve tonë. Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka një të veçantë ndryshe nga Komisionet e tjera parlamentare sepse ka të bëjë me shërbimet inteligjente ku jo pak raste në emër të zbatimit të ligjit sigurisht që cenojnë deri diku liritë themelore dhe të drejtat e njeriut dhe ky ka qenë ajo barrikada që ne kemi dashur të vendosim midis zbatimit të ligjit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ne përfituam gogja, në ditët që do vijnë bashkërisht do japim e marrim nga eksperienca e njëri-tjetrit që do tu shërbejnë vendeve tona”, tha Naço. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori