LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Nuk ka kthim mbrapa të organizmit tradicional të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Kusari-Lila: Nuk ka kthim mbrapa të organizmit tradicional të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë
Foto: Arkiv

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se nuk do të lejojnë organizmin e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Kusari-Lila ka deklaruar se duhet të vazhdoj të aplikohet praktika e rezolutës së miratuar në Kuvend për referendumin serb.

“Sa i përket zgjedhjeve më 3 prill në Serbi, mendoj që ajo që ndodhi me rezolutën e miratuar në Kuvend për referendum është një praktikë që duhet të vazhdojë të aplikohet. Kosova funksionimin e saj si shtet normal jo vetëm në rajon por edhe Evropë duhet të aplikojë duke ju garantuar qytetarëve me dy shtetësi procesin e votimit qoftë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë, por kthim mbrapa të organizimit tradicional të procesit zgjedhor të Serbisë në Kosovë nuk ka”, tha Kusari-Lila.


Ajo shtoi se komuniteti serb në Kosovë duhet ta kuptojë që iluzioni që Kosova është pjesë e Serbisë ka mbaruar.

Tutje Kusari-Lila bëri të ditur se në mbledhjen e Ky resisë u dakorduan që vazhdimi i punimeve të seancave të pambyllura të filloj të mërkurën në orën 14:00.

“Sot është shqyrtuar kërkesa për debat parlamentar në seancë të jashtëzakonshme nga nënshkrimet e opozitës ku është kërkuar të debatohet për gjendjen me pandeminë, kjo seancë do të mbahet të enjten në orën 11:00. Me mbylljen e punimeve të kësaj seance të jashtëzakonshme do të fillohet me punimet e seancës së re”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Drejtësi
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Drejtësi

"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

Lajme
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Lajme
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Lajme
Kalo në kategori