Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës– Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 21.02.2022, ndaj të pandehurit F.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.
Sipas njoftimit, gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
“Më datë 21 janar, në orët e mesditës në Prizren, seriozisht e kanos personin zyrtar, i cili ishte në detyrë zyrtare, se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin – punëtorin e gjykatës, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në orar të punës në pozitën e dorëzuesit të postës së gjykatës, e takon të pandehurin të cilin e njofton zyrtarisht se djali i tij duhet të paraqitet në gjykatë, për të cilin ka një ftesë, të cilën ftesë ia ofron të pandehurit, mirëpo ky i fundit i revoltuar, fillimisht tenton t’i vërsulet fizikisht, pastaj e ofendon me fjalë fyese dhe pastaj, i drejtohet të dëmtuarit me fjalët kanosëse “kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bjen kësi letra”, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri”.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri dyshohet se ka kryer formën më të rëndë të kualifikuar pasi që ka kanosur personin zyrtar, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lidhur me ushtrimin e detyrës zyrtare duke e kanosur me jetë të dëmtuarin.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, pasi që ka vlerësuar edhe karakteristikat personale të të pandehurit i cili sipas të dhënave lidhur me të kaluarën kriminale, rezulton se i njëjti është i përfshirë si kryerës i veprave të ndryshme penale, këto arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e të pandehurit në liri, i njëjti mund të përfundoj veprën e kanosur penale, të përsërisë veprën penale të natyrës së njëjtë apo të kryej ndonjë vepër tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025