LAJMI I FUNDIT:

Anija autonome në Japoni realizon me sukses testin e parë të udhëtimit, lundroi 240 kilometra

Anija autonome në Japoni realizon me sukses testin e parë të udhëtimit, lundroi 240 kilometra

Testi i parë i anijes autonome me sistem navigimi është realizuar me sukses në Japoni.

Anija plotësisht autonome ka lundruar 240 kilometra duke lëvizur me 48 kilometra në orë – e në fund të udhëtimit me sukses ka kryer procedurën e ndaljes, transmeton Telegrafi.

Teknologjinë që përdor kjo anije autonome është zhvilluar nga kompania Mitsubishi Shipbuilding, kompania simotër e Nippon Foundation, e fjala është për tragetin Soleil e gjatë 222 metra.


Demonstrimi ishte pjesë e projektit për anijet autonome NipponFoundation MEGURI 2040, e ky projekt filloi në shkurt të vitit 2020.

Testi i sistemit autonom të navigimit do të kryhet edhe gjatë tre muajve të ardhshëm. E kompania Rolls-Royce që bashkëpunon me Intelin në zhvillimin e flotës së anijeve transportuese autonome, thonë se nuk do të ketë më nevojë për njerëz që ato të drejtohen.

IBM ka tentuar që me anijen autonome Mayflower të kalojë Oqeanin Atlantik në vitin 2019, por kishte dështuar për shkak të një defekti mekanik. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit

Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit

Auto
Pritja pothuajse ka mbaruar, vetura Renault Symbioz së shpejti në Kosovë

Pritja pothuajse ka mbaruar, vetura Renault Symbioz së shpejti në Kosovë

Auto
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Tunning
Nissan zbulon modelin e ri Patrol

Nissan zbulon modelin e ri Patrol

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori