LAJMI I FUNDIT:

Carragher zbulon në televizion se Messi i shkroi mesazh duke e quajtur gomar – kjo është arsyeja

Carragher zbulon në televizion se Messi i shkroi mesazh duke e quajtur gomar – kjo është arsyeja

Që kur u tërhoq nga karriera e tij profesionale si futbollist, Jamie Carragher ka krijuar një karrierë të dytë të suksesshme, si analist në televizionin Sky Sports.

Legjenda angleze shpesh herë bëhet lajm në mediat e ndryshme botërore për shkak të deklaratave të fuqishme që ai jep.

Ish-mbrojtësi legjendar i Liverpoolit, ka zbuluar se ka marrë mesazhe nga futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi.

Pas ndeshjes mes Watford dhe Norwich, Carragher ka zbuluar në emision se Messi i shkroi mesazh në Instagram duke e quajtur ‘Gomar’ në një farë mënyre.

Ish-reprezentuesi anglez ka thënë se e gjitha filloi pas një diskutimi me Gary Neville në lidhje me dyshen Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Kam folur në fillim të sezonit për Ronaldon duke thënë se nuk është një nënshkrim i madh për United. Unë thashë edhe për Messin se nuk ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për PSG-në”, tha fillimisht Carragher.

Neville në atë moment i tha: “Messi nuk është aspak i kënaqur me ty dhe të shkroi mesazh”?.

Derisa Carragher tha se po, duke e quajtur në thelb gomar edhe pse nuk i zbulon mesazhet.

“Nga vetë Messi. Nuk do të tregoj mesazhe private, por ai në thelb më quajti gomar”, tha Carragher duke qeshur.

Por duket se ish-mbrojtësi i The Reds nuk i ka mbetur hatri me Leo Messin, pasi e quan atë live si lojtari më i madh i të gjitha kohërave dhe i thotë se e do.

“Lionel të dua absolutisht. Lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Dhe në krahasim me ju, unë isha gomar e pranoj këtë, por ju nuk do të hyni në ekipin më të mirë”

“Ju keni luajtur mjaftë mirë, edhe nëse keni fituar Kupën e Amerikës në verë, nuk ju mjafton të lë jashtë njeriun tim, Mohamed Salah”, deklaroi Carragher.

Tutje mbrojtësi anglez e postoi videon e analizës në Twitter duke shkruar: I nderuar që legjenda Lionel Messi më quajti gomar”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Përfaqësueset
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka

Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin

Premier League
Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli

Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli

Ndërkombëtare
Sir Alex Ferguson e ka gjetur trajner ideal të Man Utd – ai po bën presion për largimin e Ten Hag

Sir Alex Ferguson e ka gjetur trajner ideal të Man Utd – ai po bën presion për largimin e Ten Hag

Premier League
Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për top yllin e Real Madridit

Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për top yllin e Real Madridit

Premier League
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar

Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar

La Liga
Kalo në kategori