LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një person nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen afro tre mijë raste të reja

Humb jetën një person nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen afro tre mijë raste të reja
Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar 2.943 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës. Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, njofton MSH.


Gjithashtu, MSH bën të ditur se sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.

Në total numri i rasteve aktive është 12.396.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës pritet sot t’i miratojë masat e reja antiCOVID-19, pas rritjes së numrit të rasteve.

Me masat e reja kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, ndërkaq shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori