LAJMI I FUNDIT:

Për të tretën herë dështon të ndryshohet Ligji për Festat Zyrtare, mungojnë deputetët e komuniteteve

Për të tretën herë dështon të ndryshohet Ligji për Festat Zyrtare, mungojnë deputetët e komuniteteve

Në mungesë të deputetëve të komuniteteve, ka dështuar të procedohet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca deklaroi se ky ligj kërkon trajtim specifik, dhe se nuk mund ta procedojnë pasi mungojnë deputetët e komuniteteve.

“Më duket po i rikthehemi për herë të tretë këtij projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për Ligjin festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Por, ky ligj e kërkon për shkak të Kushtetutës një trajtim specifik edhe duke qenë se komunitetet tjera nuk janë në sallë, atëherë nuk mund të procedojmë fare me këtë projektligj”, ka thënë ai.


Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës, dhe kur do që të krijohen kushtet të kalojë dhe të mos përsëritet më në Kuvend.

“Të hiqet fare nga rendi i ditës dhe le të mbetet kurdo që krijohen kushtet në kryesi. Sepse në kryesi pak a shumë janë të përfaqësuara krejt grupet politike dhe grupet etnike dhe nëse jepen pëlqimin atëherë le të kalojë. Përndryshe të mos e përsëritëm më në kuvend”, ka kërkuar Gashi. /Telegrafi/