LAJMI I FUNDIT:

Reagon ministrja Rizvanolli: Tarifa mesatare mbetet më e ulëta në Evropë edhe nëse miratohet propozimi i ZRRE-së

Reagon ministrja Rizvanolli: Tarifa mesatare mbetet më e ulëta në Evropë edhe nëse miratohet propozimi i ZRRE-së
Artana Rizvanolli - Ministre e Ekonomisë në intervistën në ‘Përballje’ në Telegrafi.com/ Foto: Ridvan Slivova

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar ndaj deklaratave të opozitës sot në Kuvend, ku u morr si referencë çmimi për 21 cent dhe krahasimi me Italinë.

Rizvanolli theksoi se në Kuvend u thanë shumë të pavërteta për tarifat e energjisë të propozuara nga ZRRE-ja.

“Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin  e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.


Postimi i plotë:

Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kËh, ngjashëm me vendet si Italia.

Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta:

Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë. /Telegrafi/