LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me kusht e akuzuara për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

Dënohet me kusht e akuzuara për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti  Special ka shpallur aktgjykimin PS.nr.58/2021 kundër të akuzuares S.SH. për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, e akuzuara S.SH. është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim me kusht, duke ia vërtëtuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda afatit të verifikimit prej tre (3) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.

Nëse e akuzuara S.SH. gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më  shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021.


Po ashtu e akuzuara S.SH. është urdhëruar nga gjykata që të përmbushë detyrimin – vizitë tek psikologu ose tek këshilluesit tjerë dhe veprimet në pajtim me rekomandimet e tyre dhe atë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Kundër  këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit  përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori