LAJMI I FUNDIT:

Radev: Jam një ndër politikanët që dua sa më shpejtë Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Radev: Jam një ndër politikanët që dua sa më shpejtë Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Jam i kënaqur që Këshilli i fundit Konsultativ i Sigurisë Kombëtare ka treguar qëndrueshmëri në çështjen e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qasja shumëdrejtimëshe e qeverisë duhet të mbështetet, tha presidenti bullgar Rumen Radev nga parlamenti vendas, ku ai dhe nënpresidentja Iliana Iotova u betuan për një mandat të dytë në detyrë.

Radev theksoi se është ndër politikanët që duan që Maqedonia të bëhet më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian.


“Kjo është arsyeja pse ne duhet të ndihmojmë vëllezërit tanë që të kapërcejnë ideologët e së kaluarës totalitare. Barazia e bullgarëve në Maqedoni duhet të garantohet me përfshirjen e tyre në Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Radev, duke mos harruar të përmend fshirjen e gjuhës së pretenduar të urrejtjes ndaj Bullgarisë.

“Ky akt, së bashku me miratimin e mekanizmave të besueshëm për çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare, duhet të jetë parakusht për marrëveshjen tonë për fillimin e negociatave të anëtarësimit”, tha ai./Telegrafi/