LAJMI I FUNDIT:

Presidenti francez konfirmon perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Presidenti francez konfirmon perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Presidenti francez Emmanuel Macron i cili pret që nga 1 janari shteti i tij të marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, ka deklaruar se do të rishikojë raportet me Ballkanin Perëndimor.

Macron theksoi se shteteve të Ballkanit, Bashkimi Evropian do t’ju ofrojë perspektivë për anëtarësimin në bllokun evropian, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht që Komisioni Evropian dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së thonë se Shqipëria dhe Maqedonia kanë implementuar të gjithë reformat demokratike të kërkuara për të filluar bisedimet për anëtarësim, procesi nuk ka filluar akoma, kjo për shkak të bllokadës dhe vetos së vënë nga Bullgaria.


Në anën tjetër Kosova dhe Bosnja po konsiderohen si vendet e fundit sa i përket procesit të integrimit drejt BE-së.

Macron ndër tjera ka folur edhe për çështje tjera me theks të veçantë përshkallëzimi i mundshëm i situatës në Ukrainë, ku forca të shumta ruse janë stacionuar përgjatë kufirit me këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori