LAJMI I FUNDIT:

Shokohen pasagjerët në Australi, sigurimi në aeroport ua merr telefonat mobil dhe ua kërkon fjalëkalimet

Shokohen pasagjerët në Australi, sigurimi në aeroport ua merr telefonat mobil dhe ua kërkon fjalëkalimet

Australia është bërë temë diskutimi dhe ka pushtuar ballinat e gazetave botërore, pasi është zbuluar se një numër i madh i pasagjerëve janë ankuar që sigurimi i aeroportit pa ndonjë shpjegim ua ka marrë telefonat mobil, ku edhe ua kërkoi fjalëkalimet për t’i hapur.

Një prej pasagjerëve ka thënë për The Guardian se është dashur ta dorëzoj telefonin dhe në një copë letër të shkruar fjalëkalimin, me të mbërritur në Australi pas qëndrimit 10-ditor në Fixhi, transmeton Telegrafi.

E përditshmja angleze raporton se telefonat e konfiskuar futen në një hapësirë të veçantë ku i mbajnë për më shumë se 30 minuta, e arsyeja për një gjë të tillë akoma nuk dihet.


“Nuk jemi informuar se pse duan t’i kontrollojnë telefonat tonë. Nuk na është thënë asgjë. Është e tmerrshme dhe shkelje e privatësisë. Kush e di se çfarë kanë shikuar. Kur kanë fjalëkalimin dhe telefonin, ata kanë qasje në gjithçka – histori, postën elektronike, llogaritë bankare dhe sigurimin shëndetësorë”, tha një pasagjer.

Në fund doli se autoritetet kufitare të Australisë sipas ligjeve në fuqi, mund t’ua marrin telefonat të gjithëve futen në këtë vend – pavarësisht nëse janë australianë apo jo.

Zëdhënësi i autoriteteve kufitare ka shpjeguar se bëhet fjalë për “mbrojtjen e komunitetit australian”, dhe se në këtë mënyrë mbledhja e informacioneve “rezulton e suksesshme në operacionet kundër aktiviteteve të paligjshme”.

Gazetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut kanë dënuar një praktikë të tillë, duke theksuar se është e “tmerrshme dhe diktatoriale”.

Në veçanti janë gazetarët ata që kanë probleme me një praktikë të tillë, pasi duhet të mbrojnë burimet e tyre dhe informacionet e tjera të besueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori