LAJMI I FUNDIT:

Rekord i ri në Serbi – mbi 18 mijë të infektuar dhe 26 të vdekur shkaku i coronavirusit

Rekord i ri në Serbi – mbi 18 mijë të infektuar dhe 26 të vdekur shkaku i coronavirusit

Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar edhe 18006 të rinj të infektuar me coronavirus dhe 26 persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit.

Janë 109 pacientë me aparate respiratore. Sipas të dhënave të reja, në 24 orët e fundit janë analizuar 39740 mostra.

Qeveria e Serbisë miratoi një ndryshim në dekretin për masat për parandalimin dhe frenimin e sëmundjes infektive.


Sipas ndryshimeve të fundit, të infektuarit me coronavirus që trajtohen në shtëpi janë të detyruar të qëndrojnë shtatë ditë në izolim dhe pas ekzaminimit në klinikën e COVID-it, izolimi ndërpritet pa analiza.

Ndryshimi i dekretit, i cili u botua në Fletoren Zyrtare dhe hyri në fuqi, saktëson se kjo dispozitë zbatohet për personat që janë testuar për praninë e virusit dhe që nuk janë diagnostikuar me asnjë simptomë apo shenjë të sëmundjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Amerika

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori