LAJMI I FUNDIT:

Administrata Tatimore zgjat afatin e deklarimit dhe pagesave për tremujorin e katërt të 2021-së

Administrata Tatimore zgjat afatin e deklarimit dhe pagesave për tremujorin e katërt të 2021-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka zgjatur afatin e deklarimit dhe pagesave për muajin dhjetor 2021 dhe tremujorin e katërt të 2021-së.

Sipas ATK-së, kjo ka ndodhur si pasojë e një problemi teknik që është paraqitur në aplikacionin EDI.


Si rrjedhojë e kësaj ndërprerjeje të përkohshme, nga ATK-ja thonë se një numër i tatimpaguesve mund të ketë pasur vështirësi për të arritur të deklarojnë dhe paguajnë brenda afatit të paraparë ligjor.

Prandaj, ATK-ja ka njoftuar se për të mos aplikuar ndëshkime për shkak të mos deklarimit dhe mos pagesës brenda afatit ligjor, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk arritën të deklarojnë dhe paguajnë deri me datën 17.01.2022 për periudhën dhjetor 2021 dhe tremujorin e katërt të 2021-së, është zgjatur afati i deklarimit dhe pagesës deri më 18 janar 2022.

Kategoritë që iu shtyhet afati i deklarimit dhe pagesës deri sot është pasqyra mujore e Tatimit në Burim në Paga dhe Kontribute Pensionale; pasqyra mujore e mbajtjes në burim dhe pagesës së Tatimit në Interes, të drejtat pronësore, qira, fitore në lotari etj., pasqyra tremujore mbi Qiranë dhe Pasurinë e Patrupëzuar, pasqyra tremujore e Pagesës paradhënie për Biznese të Mëdha Individuale, pasqyra tremujore e Pagesës së Tatimit për Korporatat e Vogla e disa të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori