Nga një kompani e dizajnimit dhe prodhimit të hapësirave rikrijuese tek një platformë për mësimin e arkitekturës duke luajtur, 10 startupe nga Ballkani Perëndimor do të demonstrojnë inovacionet e tyre në Uplift Demo-Day më 17 Janar.
I përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Tirana do të mirëpresë finalen e tretë me radhë të akseleratorit më të madh të startupeve në Ballkanin Perëndimor duke finalizuar një udhëtim 4-mujor i cili afroi 57 aplikime ku 20 prej tyre u ftuan në Selection Bootcamp.
“Themeluesit do të marrin skenën e Demo-Day në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik Tiranë përballë një audience live me pjesëmarrje fizike dhe virtuale e cila do të mirëpresë startupe, sipërmarrës, investitorë, mbështetës dhe partnerë të Uplift Western Balkans si Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen zj. Edona Bilali, Ministër i Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, sipërmarrësin Sllovak Peter Kolesar dhe investitorë si Elvin Guri, Cosmina Popa, Eli Zhabevska, Martin Bjergegaard, Eva Simeokova dhe Matej Ftacnik”, thuhet në njoftim.
Organizuar përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes SOVVA në Sllovaki, ICTSmedia në Shqipëri, VentureUP në Kosovë dhe ICAN në Maqedoni dhe mbështetjen financiare të SlovakAid, Uplift Western Balkans nisi edicionin e tretë me mbylljen e aplikimeve në Shtator të 2021.
Edhe pse Demo Day përfaqëson inaugurimin e një programi trajnimi, zhvillimi dhe avancimi të mëtejshëm të startupeve, produkteve e modeleve të tyre të biznesit dhe inovacionit, për 10 startupet e Uplift Western Balkans ky është vetëm hapi i parë një rrugëtimi të gjatë sipërmarrës që i pret në të ardhmen.
Është një moment kyç në rrugëtimin e startupeve të cilët në Demo-Day do të prezantojnë progresin e bërë përballje medias, partnerëve, mbështetësve dhe investitorëve engjëll.
Në Investor Connect, një event prej 60 minutash përpara Demo-Day, 10 startupet do të takohen me investitorë. Mëse 50 ekspertë të fushave të ndryshme nga Rajoni dhe Evropa kanë mbështetur startupet përgjatë rrugëtimit të tyre drejt kësaj finaleje.
Në Demo-Day çmime me vlerë 7 mijë euro do të ndahen për startupet të cilët kanë mundësi për të ngritur investime e ekspozuar përballë rrjetit të gjerë të partnerëve dhe investitorëve të Uplift Western Balkans.
Agjenda Demo-Day:
16:00 – 16:30 Regjistrimi (Ngjarje e Mbyllur)
16:30 – 17:30 Investor Connect (Ngjarje e Mbyllur)
17:30 – 17:45 Regjistrimi i të ftuarve
17:45 – 18:00 Hapja
18:00 – 19:00 Prezantimi i Startupeve
19:00 Vlerësimi
19:00 – 19:30 Keynote (Aktivitet Paralel)
20:00 Shpallja e Fituesve
20:15 Rrjetëzim
Uplift Western Balkans nisi tre vite më parë si një mision për të zhvilluar dhe demokratizuar ekosistemin e sipërmarrjes dhe startupeve në Ballkanin Perëndimor duke krijuar një hub inovacioni i fokusuar në shkencë dhe teknologji.
Në botën e sipërmarrjes asgjë nuk është e garantuar, e madje shumica e nismave nga startupe tek biznese të vogla dështojnë. Uplift Western Balkans ka ndihmuar dhjetëra startupe ambicioze dhe impakti i programit është ndjerë në teknologjinë, biznesin e madje edhe kulturën e tyre.
Ky impakt vihet re tek ambiciet në rritje të startupeve të Uplift Western Balkans, nga nisma modeste që sot kërkojnë të zgjidhin probleme të cilat prekin sektorë dhe industri të ndryshe si inteligjenca artificiale, robotika, edukimi, mjedisi, realiteti virtual, shëndeti, marketingu, gaming, food delivery, arkitekturë etj.
Uplift Western Balkans gëzon mbështetjen e partnerëve dhe sponsorëve si: SlovakAid si mbështetësi kryesorë i kësaj ngjarjeje, Banka Credins, Albvision, One Telecommunications, EU for Innovation, SwissEP, Huawei, CIVITTA, Universiteti i Evropës Juglindore, Bashkia Tiranë, EY, ICTSlab dhe mbulimin mediatik të SCAN TV, Emerging Europe, Shqip.com, PCWorld Albanian, Business Magazine, GeekRoom, AlbaniaTech dhe CIO.al.
Pjesëmarrja në këtë eveniment është e kufizuar për shkak të situatës pandemike të Covid-19 ku do të respektohet përdorimi i maskave dhe distancës fizike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit